Lajme
Mbyllet versioni i shtypur i gazetës së fundit falas në Zvicër, “20 Minuten”
Arsyeja e mbylljes është rënia e të ardhurave në biznesin e shtypit. Numri i parë i gazetës së përditshme doli më 13 dhjetor 1999
Zvicra nuk do të ketë më një gazetë të përditshme falas: TX Group, duke filluar nga fundi i vitit 2025 do të ndërpresë versionin e shtypur të gazetës “20 Minuten”. Deri në 80 vende pune me orar të plotë do të eliminohen në departamentet editoriale dhe të botimeve.
Arsyeja e mbylljes është rënia e të ardhurave në biznesin e shtypit, njoftoi kompania të martën, transmeton albinfo.ch. Departamentet editoriale që aktualisht menaxhohen veçmas në Zvicrën gjermanishtfolëse dhe frëngjishtfolëse do të bashkohen në një zyrë editoriale kombëtare me vendndodhje në Lozanë, Bernë dhe Cyrih.
Kjo do të thotë mbyllja e zyrave rajonale në Bazel, Gjenevë, Lucern dhe St. Gallen gjithashtu deri në fund të vitit 2025. Lajmet rajonale do të mbulohen nga një “rrjet i shkathët korrespondentësh” në të ardhmen.
Numri i parë i gazetës së përditshme doli më 13 dhjetor 1999. Në atë kohë, gazeta ishte ende në pronësi të kompanisë mediatike Schibsted, përcjell albinfo.ch. Që nga viti 2005, “20 Minuten” është në pronësi të Tamedia dhe më vonë të TX Group.
Në fillimet e saj, gazeta “20 Minuten” kishte konkurrencë edhe disa gazeta që po ashtu shpërndaheshin falas, si” Metropol”, “Blick am Abend”, etj. Por me kalimin ekohës, ajo mbeti e vetmja.
Zhdukja e gazetës së fundit të përditshme falas të Zvicrës pas më shumë se 25 vjetësh është një shembull simbolik i ndryshimit të medias, thotë redaktori i medias i SRF, Salvador Atasoy.
Praktikisht të gjithë botuesit po punojnë për të bindur disi abonentët e tyre të gazetave të shtypura që të kalojnë në një produkt dixhital. Epokës së produkteve të mëdha kombëtare të shtypura po i vjen fundi në mënyrë të pashmangshme, thotë Atasoy.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë më gazeta të shtypura. Ato patjetër do të vazhdojnë të ekzistojnë, por jo në të njëjtën larmi dhe sasi si sot.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













