Lajme
Mbi 72 mijë persona janë vaksinuar në Itali
Italia është ndër vendet e para të Bashkimit Europian që ka nisur vaksinimin kundër pandemisë globale.
Në Itali mbërritën dozat e para të vaksinës Pfizer Biotech që, sipas marrëveshjes së kontraktuar me Bashkimin Europian, çdo javë në këtë vend do të mbërrijnë rreth 470 mijë doza të kësaj vaksine.
Autoritetet shëndetësore italiane kanë publikuar të dhënat e fundit zyrtare mbi numrin e personave të infektuar deri më sot.
Sipas grafikut të përditësuar deri në paraditen e datës 3 janar 2021, në Itali janë vaksinuar mbi 72 mijë persona me vaksinën Pfizer Biotech.
Sipas ndarjes gjinore, janë mbi 42 mijë të vaksinuar femra e rreth 30 mijë meshkuj.
Numri më i lartë i të vaksinuarve, mbi 61 mijë janë punonjës të sistemit shëndetësor. Mbi 6 mijë të vaksinuar të tjerë janë punonjës në strukturat e asistencës për personat e moshuar e rreth 4500 janë të moshura që strehohen në strukturat rezidenciale të asistencës.
Numri më i lartë i të vaksinuarve është në grupmoshën nga 50- 59 vjeç, mbi 20 mijë.
Pas tyre renditen të vaksinuarit në moshën nga 40-49 vjeç.
Deri më sot në Itali janë mbi 1300 të moshuar mbi moshën 90 vjeç që kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid. E mbi 1700 janë të vaksinuar janë në moshën nga 80-89 vjeç.
Mes të vaksinuarve kundër pandemisë së koronavirusit në Itali janë dhe 106 të rinj të moshës nga 16-19 vjeç.
Sipas ndarjes territoriale rajoni i Lazios ka kryer deri më sot numrin më të lartë të vaksinave. Janë mbi 16 mijë persona të vaksinuar në këtë territor ndër mbi 45 mijë doza të marra në dorëzim nga autoritetet lokale.
Ndërsa rajoni i Lobmardisë, i cili është më i godituri nga pandemia, ka deri më sot një numër të ulët personash të vaksinuar, rreth 2440 ndër mbi 80 mijë doza që u janë dorëzuar autoriteteve shëndetësore lokale.
Sipas marrëveshjeve paraprake të kontratuara, gjatë javëve të ardhshme Italia pritet të marrë 40.38 milionë doza vaksinë nga kompania AstraZeneca, 53.84 milionë doza nga kompania Johnson&Johnson, 0.38 milionë doza nga Sanofi, 30.2 milionë doza nga CureVac e 10.7 milionë doza nga Moderna.
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














