Lajme
Mbi 480 mijë tonë mbeturina të grumbulluara në Kosovë gjatë vitit 2021
Sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara nga kompanitë rajonale të mbeturinave dhe operatorët ekonomikë privatë, të cilat merren me menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë për vitin 2021, ishte 485 mijë tonë.
Kështu tregojnë rezultatet e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), të Anketës së Mbeturinave Komunale (AMK) për vitin 2021.
Sipas një njoftimi për media, të dhënat e vitit 2021 tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë ishte 273 kg për banor në vit. Ndërsa, mesatarja e mbeturinave të grumbulluara për banor në ditë ishte 0.75 kg.
“Në Prishtinë dhe rajonin e saj, grumbullimi i mbeturinave komunale për ditë ishte 0.84 kg/banor/ditë. Ndërsa, në rajonet e tjera të Kosovës, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara për ditë/për banor ishte 0.71 kg. Nga të dhënat e mbeturinave komunale të grumbulluara sipas rajoneve për vitin 2021, vërehet se sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara ishte në rajonin e Prishtinës me 151 mijë ton në vit, ose 305 kg për banor në vit. Ndërsa, sasia më e vogël e mbeturinave të grumbulluara ishte në rajonin e Ferizajt, me 37 mijë tonë në vit, ose 202 kg për banor në vit”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se gjithsej, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara për vitin 2021 ka rritje për 6.4%, krahasuar me vitin 2020.
Ndërsa, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara për vitin 2021 në Prishtinë dhe rajonin e saj ka rritje për 6.3%, krahasuar me vitin 2020.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











