Lajme
Mbi 46.000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri
Përpjekjet e shpëtimit në Turqinë e goditur nga tërmeti përfundojnë të dielën, gati dy javë pasi tërmetet vdekjeprurëse – 7.8 ballësh dhe 7.5 ballësh – goditën Turqinë dhe Sirinë, përcjell albinfo.ch.
Si pasojë e këtyre tërmeteve, më shumë se 46.000 njerëz – 41.044 në Turqi dhe 4.966 në Siri – kanë mbetur të vdekur.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do ta vizitojë të dielën Turqinë dhe do të diskutojë se si Uashingtoni mund ta ndihmojë më tej Ankaranë, teksa ajo po përballet me pasojat e tërmetit.
Kombet e Bashkuara janë duke u kërkuar vendeve anëtare që të kontribojnë me 1 miliard dollarë për t’iu ndihmuar miliona njerëzve të prekur nga tërmeti në Turqi, ndërsa 400 milionë dollarë për të ndihmuar sirianët.
Gjithashtu, Kryqi i Kuq ka bër thirrje për mbi 700 milionë dollarë ndihmë për viktimat e tërmeteve vdekjeprurëse që goditën Turqinë dhe Sirinë
Javën e kaluar, Kombet e Bashkuara ndanë një shumë prej 397 milionë dollarësh për të ofruar “ndihma dëshpërimisht të nevojshme për gati 5 milionë sirianë” për tre muajt e ardhshëm.
Deri në marrëveshjen e 13 shkurtit midis OKB-së dhe Qeverisë siriane të presidentit Bashar Assad, ndihmat ishin lejuar të dërgoheshin vetëm në një zonë përmes një kalimi të vetëm kufitar me Turqinë, ose përmes territorit qeveritar.
Presidenti Assad ra dakord të hapë dy pika të reja kalimi nga Turqia në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga rebelët për të ofruar ndihma dhe pajisje të nevojshme për miliona viktima të tërmetit.
Vendkalimet në Bab Al-Salam dhe Al Rae do të jenë të hapura për një periudhë fillestare prej tre muajsh.
Më 6 shkurt, Turqia dhe Siria u goditën nga tërmete prej 7.8 dhe 7.5 ballësh, që u pasuan me qindra dridhje të tjera të tokës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











