Lajme
Mbi 4 mijë punëtorë në Twitter shkarkohen pa paralajmërim
Një numër i madh i punëtorëve me kontratë në Twitter kanë njoftuar se janë pushuar papritmas nga puna, pasi humbën qasjen në Slack dhe sistemet e tjera të punës.
Sipas Platformer, i cili raportoi fillimisht mbi këto largime, rreth 4,400 nga 5,500 punëtorët me kontratë u pushuan nga puna. Disa prej këtyre ishin të vendosur jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë në Indi.
Punëtorët e larguar thanë se nuk morën asnjë njoftim paraprak përpara se të pushoheshin nga puna.
Twitter ka pushuar të gjithë ekipin e tij të komunikimit të brendshëm. Shkarkimi i kontraktorëve do të shënonte shkurtimet më të fundit në platformën e medieve sociale, e cila tashmë ka pushuar nga puna afërsisht gjysmën e punëtorëve të saj që kur Elon Musk mori drejtimin e kompanisë më 28 tetor.
Bashkëthemeluesi i Twitterit, Jack Dorsey, kërkoi falje javën e kaluar për rritjen “shumë të shpejtë” të kompanisë, një ditë pasi ky biznes bëri largime masive nga puna.
Që nga 30 qershori 2013, pak para se Twitter të bëhet kompani publike, kishte afërsisht 2,000 punëtorë. Deri në fund të vitit të kaluar, kompania raportoi se ishte rritur në rreth 7,500 punëtorë me orar të plotë.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë












