Lajme
Mbi 17% e zviceranëve ose 1.5 milion veta janë vaksinuar plotësisht
Deri më tani, 1,504,464 njerëz janë vaksinuar plotësisht, dmth 17,4 për qind e popullsisë tashmë kanë marrë dy doza të vaksinës
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka publikuar sot statistikat e vaksinimit për shtatë ditët e fundit. Numri mesatar ditor i vaksinave të injektuara është rritur ndjeshëm në krahasim me javën e kaluar, shkruan SDA.
Nga 17 maji deri më 23 maj, në Zvicër janë dhënë 590,721 doza vaksinash kundër Covid-19, transmeton albinfo.ch. Kjo del nga informacioni që Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka publikuar në faqen e saj të martën.
Mesatarisht 84,389 vaksinash janë kryer në ditë. Krahasuar me javën e kaluar, shkalla e vaksinimit është rritur për 32 për qind.
Gjithsej 4,280,630 vaksina ishin injektuar deri të dielën. Ndërkaq, deri më tani, 1,504,464 njerëz janë vaksinuar plotësisht, dmth 17,4 për qind e popullsisë tashmë kanë marrë dy doza të vaksinës.
Ndërkaq, vetëm vaksinën e parë e kanë marrë 1,271,702 njerëz.
Janë dorëzuar tashmë në kantone por nuk janë përdorur ende, aktualisht 460,520 doza vaksinash, përcjell albinfo.ch. Për më tepër, 89,825 doza vaksinash mbahen të deponuara nga Qeveria Federale.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












