Lajme
Mbi 133 mijë të vaksinuar në Kosovë
Deri në mesditë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë u vaksinuan mbi 280 persona me dozën e parë dhe të dytën të vaksinës anti-COVID, ndërsa në nivel vendi u vaksinuan mbi 600 persona.
Koordinatori i qendrës së vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, tha se deri më tani në mbarë vendin janë dhënë mbi 133 mijë e 500 vaksina.
“Siç po shihni edhe sot në sallën ‘1 Tetori’ po vazhdon procesi i vaksinimit, ku aktualisht deri më tani kemi mbi 280 të vaksinuar, me dozën e parë dhe të dytë, Astra Zeneca dhe vaksinës Pfizer. Po ashtu edhe në nivel vendi nëse i referohemi deri në këto momente kemi mbi 600 të vaksinuar. Ndërsa totali i përgjithshëm në nivel vendi nga 29 marsi e deri tani ka mbi 133 mijë e 500 vaksinime të realizuara deri tash”, tha ai.
Grupet prioritare për vaksinim masiv momentalisht në Kosovë janë grupmoshat mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike pa dallim moshe, mësimdhënësit si dhe forcat e sigurisë të përfshira drejtpërdrejt në menaxhimin e COVID-19.
Kujtojmë se nga 15 qershori në Kosovë ka nisur procesi masiv i vaksinimit, ndërsa Qeveria ka premtuar se deri në fund të vitit do të vaksinohet 60 për qind e popullatës.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










