Lajme
Mbi 13 mijë ushtarë ukrainas të vrarë në luftë
Më shumë se 13.000 ushtarë ukrainas janë vrarë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, ka thënë Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, përcjell albinfo.ch.
Deklarata të tilla për numrin e viktimave janë të rralla dhe komentet e Podolyakut nuk janë konfirmuar nga ushtria shtetërore. Në muajin qershor ai ka thënë se 100 deri në 200 ushtarë ukrainas janë duke vdekur brenda ditës.
Muajin e kaluar, gjenerali ushtarak amerikan, Mark Milley, ka thënë se rreth 100.000 ushtarë rusë dhe 100.000 ushtarë ukrainas janë vrarë apo plagosur prej nisjes së luftës.
Në një video adresim të mërkurën, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se 100.000 ushtarë ukrainas janë vrarë deri më tani në luftë.
Megjithatë, një zëdhënës i saj ka sqaruar më vonë se von der Leyen ka bërë një gabim dhe se shifra qëndron për të vdekurit dhe plagosurit.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të këtij viti, raporton REL.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












