Lajme
Mbi 12 mijë zjarre pyjore në Francë, dhjetëra mijëra hektarë të djegur
Autoritetet kanë angazhuar qindra zjarrfikës për të vënë nën kontroll flakët, ndërsa janë arrestuar 128 persona.
Franca po përballet me një sezon të rëndë zjarresh pyjore, ku gjatë këtij viti janë regjistruar mbi 12.500 vatra zjarri dhe rreth 44.000 hektarë tokë janë përfshirë nga flakët, transmeton albinfo.ch.
Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, bëri të ditur se zjarrfikësit vazhdojnë betejën me disa zjarre të mëdha, ndërsa një nga operacionet më të mëdha po zhvillohet pranë Saumos, në jugperëndim të vendit.
Në këtë zonë janë angazhuar rreth 500 zjarrfikës, të mbështetur nga avionë zjarrfikës, ndërsa rreth 600 banorë janë evakuuar për arsye sigurie. Zjarri ka përfshirë afro 600 hektarë sipërfaqe.
Sipas autoriteteve franceze, deri më tani janë arrestuar 128 persona në lidhje me incidente të lidhura me zjarret.
Ndërkohë, Prokuroria e Bordosë ka nisur hetime për një rast të dyshuar të zjarrvënies së qëllimshme, që dyshohet se çoi në humbjen e jetës së dy zjarrfikësve.
Vatra të reja zjarri janë raportuar edhe në zonën e Nicës dhe në departamentin Correze, ndërsa në Gironde janë regjistruar 14 zjarre, tre prej të cilave mbetën aktive deri në orët e pasdites.
Autoritetet theksojnë se valët e të nxehtit që kanë përfshirë Francën gjatë javëve të fundit kanë ndikuar ndjeshëm në përhapjen e zjarreve pyjore në disa rajone të vendit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë Ambasadori Faruk Ajeti: Lidhja mes dy vendeve është shumë më tepër se një udhëtim drejt vendlindjes.... -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani -
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës
Jeta në Austri
-
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor Një e katërta e fëmijëve të vendosur në klasat speciale mbështetëse të gjuhës gjermane në Austri... -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës












