Lajme
I gjenden 1145 gramë marihuanë, policia e arreston të dyshuarin
Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollimit të veturës së tyre kanë hasur dhe konfiskuar 1145 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.
Policia ka njoftuar se ka bastisur edhe shëpinë e të dyshuarit, të pronarit të veturës, por nuk është hasur asgjë e dyshimtë.
Ndërsa bëhet e ditur se tek të dyshuarit si prova shtesë janë sekuestruar tre telefona celularë dhe një veturë.
Në njoftimin e policisë, ndër të tjera, thuhet se pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë..
“Fsh. Lluzhan, Podujevë (NN) 15.06.2022 – 15:30. Janë arrestuar tre të dyshuar, meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollimit në veturën e tyre kanë hasur dhe konfiskuar një mijë e njëqind e dyzet e pesë (1145) gramë substancë narkotike e llojit marihuanë. Është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit-pronarit të veturës, por nuk është hasur asgjë e dyshimtë. Tek të dyshuarit si prova shtesë janë sekuestruar: tre telefona celularë dhe një veturë. Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











