Lajme
Mark Zuckerberg, në telashe me kompaninë
Ndërsa Facebook zbehet, Meta shpreson për sukses në një tjetër dimension, shkruan The Economist
Është natë në Soapstone Comedy Club. Në fakt, atje gjithmonë është natë. Klubi është një hapësirë në Horizon Worlds, aplikacioni kryesor metaverse i Meta-s, ku përdoruesit mund të shikojnë shfaqje komike në realitetin virtual.
“Është e vështirë të bësh komedi stand-up kur nuk ke këmbë”, thotë një interpretues dhe më pas rrëzon mikrofonin virtual dhe largohet jashtë skene. Një mbrëmje në realitetin virtual nuk ka atmosferën e një lokali të mirëfilltë, ama përpiqet të imitojë sa më shumë jetën reale.
Ka kaluar pothuajse një vit që kur Mark Zuckerberg njoftoi se kompania e tij do të ndryshojë emrin nga Facebook në Meta, për të pasqyruar angazhimin ndaj realitetit metaverse dhe për të shpëtuar imazhin e keq publik të firmës.
Shumë nuk ishin të sigurt se çfarë do të thoshte fjala, por duke marrë parasysh vlerën prej 1.1 trilionë dollarësh të kompanisë dhe biznesin e saj të reklamave në rrjetet sociale që gumëzhiu pas bumit të pandemisë, investitorët e pritën krahëhapur eksperimentin.
Tashmë, një vit më vonë, gjërat duken ndryshe. Realiteti metaverse, tek i cili u varën kaq shumë shpresa, dhe mbi të cilin u vunë kaq shumë baste, mbetet jopopullor. Ndërkohë, ka shenja se përdoruesit dhe reklamuesit po largohen nga rrjetet sociale që sigurojnë të ardhurat e Meta-s.
Që nga riemërtimi i saj, çmimi i aksioneve të kompanisë ka rënë me 60%, duke shkatërruar më shumë se gjysmë trilion dollarë vlerë tregu (shih grafikun 1). Parashikimet për fitimet në vitin 2023 kanë rënë me rreth 50%, sipas të dhënave nga Bloomberg.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











