Lajme
Maqedonia e Veriut mund të mbyllë sërish kufijtë
Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 në rajon mund të rikthejë bllokimin e kufijve të Maqedonisë së Veriut me shtetet e saj fqinje. Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përcjell albinfo.ch.
“Gjatë 10 ditëve të fundit kriza me koronavirusin ka eskaluar gjithandej në Ballkan, në vendet fqinje. Sipas të dhënave zyrtare, në Serbi 7 ditët e fundit janë regjistruar mbi 300 raste në ditë, në Bullgari mbi 150, në Bosnjë mbi 170, në Kroaci mbi 86, Mal të Zi 58, Shqipëri rreth 70 dhe në Kosovë mbi 100 raste”.
“Vala e re po ndodh në të gjitha vendet e rajonit, kjo vjen si rezultat i moszbatimit të masave dhe rekomandimeve të Qeverisë. Ditëve të fundit statistikat flasin se virusi akoma është mes nesh dhe se duhet t’i respektojmë masat për mbrojtje personale”, tha Filipçe.
Edhe Maqedonia e Veriut po vazhdon të ballafaqohet me numër të lartë të rasteve pozitive me COVID-19. Brenda 24 orëve janë regjistruar 78 raste. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në këtë vend ka arritur në 7124, prej të cilëve 3199 janë shëruar, ndërsa 346 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 3579.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













