Maqedonia
Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”: Të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka vënë në funksion aplikacionin për pajisje mobile “Qytet i Sigurt”, i cili në fazën e parë u dedikohet shtetasve të huaj, përkatësisht pronarëve dhe drejtuesve të automjeteve me targa të huaja.
Përmes aplikacionit, shtetasit e huaj mund të kontrollojnë kundërvajtjet në trafik të evidentuara nga sistemi “Qytet i Sigurt”, të kenë qasje në urdhërpagesat e lëshuara dhe t’i paguajnë gjobat në mënyrë elektronike, raportojnë mediat në Shkup.
Për ta përdorur shërbimin, drejtuesi i automjetit duhet të fotografojë ose skanojë dokumentin e udhëtimit dhe të regjistrojë targën e automjetit apo automjeteve që përdor gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, përcjell albinfo.ch.
Sipas MPB-së, ky sistem synon që drejtuesit e automjeteve me targa të huaja të informohen me kohë nëse kanë kryer kundërvajtje në trafik dhe t’i shlyejnë detyrimet pa pasur nevojë për ndalime apo vonesa shtesë në pikat kufitare.
Aktivizimi i aplikacionit vjen në një kohë kur zbatimi i sistemit “Safe City” për automjetet me targa të huaja ka shkaktuar edhe pritje në pikën kufitare të Tabanocit. Sipas raportimeve të së dielës, sistemi për arkëtimin e gjobave tashmë ka nisur të zbatohet në Tabanoc, ndërsa pritet të shtrihet edhe në pika të tjera kufitare, përfshirë Bllacën.
MPB-ja e ka cilësuar funksionalizimin e aplikacionit si një hap të rëndësishëm në digjitalizimin e shërbimeve të lidhura me sistemin “Qytet i Sigurt”.
Ministria ka bërë të ditur se puna për avancimin e shërbimeve digjitale do të vazhdojë, ndërsa në fazat e ardhshme parashihet që funksionalitetet e aplikacionit të zgjerohen edhe për kategori të tjera të përdoruesve.
E-Diaspora
-
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar Policia holandeze ka njoftuar se dy persona janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










