Maqedonia
Maqedoni: Qytetarët ankohen për rritje të vazhdueshme të çmimeve

Piku i verës solli një valë të re të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore në Mawrdoninë e Veriut. Qytetarët habiten thuajse çdo ditë me çmimet e reja në tregje. Që nga kjo javë qytetarët blejnë disa produkte të ndryshme më shtrenjtë, edhe pse para një muaji u rrit për 10% edhe çmimi i prodhimit bazë të bukës. Muajt e fundit po përballen me një rritje të ndjeshme të çmimeve të prodhimeve elementare të jetës, veçanërisht të ushqimeve.
Ndërkohë, qytetarët po përpiqen të përshtaten me realitetin ekonomik, por shumë pyesin se sa mund të zgjasin nëse çmimet vazhdojnë të rriten, shkruan alsat përcjell albinfo.ch.
“Kjo është katastrofë, nuk jetohet kështu, nuk kemi ku të punojmë a në anën tjetër çmimet janë shtrenjtuar shumë. Ky shtet nuk e di përse nuk i rrit rrogat dhe ne mezi mbijetojmë. Vaji ishte 45 denarë a tani është 120 denarë, por edhe gjërat tjera ushqimore janë shtrenjtuar si pashtetat, makaronat e gjitha me radhë, ky vend i ynë është katastrofë”, u shpreh një qytetar.
Nga ana tjetër shitësit me pakicë thonë se janë detyruar të rrisin çmimet pasi që nga furnitorët malli ju vjen më shtrenjtë. Ata bëjnë thirrje për ndërhyrjen e shtetit për të rregulluar këtë amulli ekonomike.
“Tani sinqerisht të them furnitorët që sjellin mallin na rrisin çmimin 10, 50, 100 denarë në çdo 2-3 muaj, mbase as ata nuk duan por edhe ata prej nga i tregtojnë supozoj që ju kanë shtrenjtuar dhe si pasojë e kanë patjetër edhe neve të na shtrenjtojnë. Ne shitësit deshëm apo jo e kemi patjetër ti rrisim sepse edhe ne punojmë për të fituar sepse është shtrenjtuar mielli, vaji, mishi, gjiza, madje edhe sheqeri”, tha një furrtar.
Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë thonë se hesapi nuk del mirë as për muajin korrik. Shporta e konsumit minimal për një familje 4 anëtarësh pritet të rritet në pjesën e ushqimoreve.
“Jemi në përpilim të listës së produkteve ushqimore, të cilat kanë shënuar rritje këtë muaj dhe që do të përfshihen në shportën sindikale të konsumit. Nga vlerësimet fillestare, përveç produkteve ushqimore vëmë re rritje të shërbimeve gastronomike dhe hotelierike”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Çmimet e ushqimeve u rritën për të tretin muaj radhazi në maj, njoftoi Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara. Në raportin e FAO-s thuhet se çmimet e drithërave në qershor u rritën me 5.8% në krahasim me majin. Ky ishte rezultat i një rritjeje të çmimeve të eksportit të grurit, duke reflektuar shqetësimet në rritje për kushtet e pafavorshme të të korrave që reduktojnë rendimentet për të korrat e vitit 2024 në zonat kryesore prodhuese, duke përfshirë pjesë të Amerikës së Veriut, Evropës dhe rajonit të Detit të Zi, përfshirë Ukrainën, Bjellorusinë dhe Rusinë.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?