Kosova
Maqedonci: Dislokim enorm i ushtrisë dhe policisë serbe, kryesisht përgjatë kufirit me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Kosova po përballet me një dislokim enorm të ushtrisë, policisë dhe xhandarmërisë serbe në jug të Serbisë, kryesisht përgjatë vijës kufitare.
Në një intervistë për “The Geopost”, Maqedonci ka thënë se përveç brigadave, Serbia ka të dislokuara në kufi me Kosovën edhe kapacitete të tjera që janë blerë nga Kina dhe Rusia dhe se kjo paraqet kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton albinfo.ch.
“E kemi një dislokim enorm të ushtrisë, policisë dhe xhandarmërisë serbe në jug të Serbisë, kryesisht përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës. Përveç këtyre tri brigadave, ka edhe formacione të tjera luftarake të ushtrisë serbe që janë të dislokuara në jug të territorit të Serbisë dhe kryesisht janë në bazat në Rashkë, Nish dhe Vranjë, pra përgjatë gjithë vijës kufitare të vendit tonë dhe këto 48 baza që i theksuat janë një zgjatje operacionale e këtyre tri brigadave të ushtrisë serbe, e që aktualisht janë në jug të territorit të Serbisë dhe vetëm 1 nga 4 brigadat e ushtrisë së Serbisë është e dislokuar në veri të territorit të Serbisë, më saktësisht në kufi me Republikën e Kroacisë. Pra, shumica e kapaciteteve luftarake, duke përfshirë edhe kapacitetet që janë blerë nga Kina dhe Rusia janë të dislokuara në jug të territorit të Serbisë, dhe kjo nuk paraqet kërcënim vetëm për vendin tonë, por, për të gjithë regjionin e Ballkanit Perëndimorë dhe për vendet tjera që kufizohen me Republikën e Kosovës. Duke i shtuar kësaj edhe veprimet e fundit që janë ndërmarrë nga grupe të armatosura paramilitare të udhëzuara nga strukturat e sigurisë së Serbisë, ky rrezik është shumë i lartë”, tha Maqedonci.
Tutje ai ka folur edhe për kapacitetet e Forcës të Sigurisë së Kosovës, ndërsa u shpreh se po forcohet dhe është në fazën e dytë të tranzicionit në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Furnizimi, pra pranimi i kërkesës nga departamenti i shtetit për sistemin anti-tank Javelin që ndodhi më 11 janar të këtij viti, pra vitit 2024, është shumë domethënës për ne, veçanërisht për faktin që me këtë sistem ne i zhvillojmë edhe më tutje kapacitetet tona luftarake për mbështetjen e operacioneve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Këto kapacitete janë të planifikuara dhe të koordinuara bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të ndërtohen ndër vite sipas planit. Faza e tretë do të fillojë në vitin 2025 dhe përfundon në vitin 2028. Kjo do të jetë faza finale e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku ne do të ndërtojmë edhe kapacitete tjera, siç janë kapacitetet e mbështetjes ajrore dhe kapacitetet e artilerisë. Një pjesë të tyre veçse i kemi në vend qysh në këtë fazë dhe kjo falë mbështetjes së e vazhdueshme që kemi pasur nga kryeministri Kurti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës me buxhet shtesë. Pra buxheti që kemi marr, si në aspektin e rritjes së buxhetit, gjithashtu buxhetin shtesë që kemi marr gjatë këtyre tri viteve, ka ndikuar dukshëm që ne të zhvillojmë këto kapacitete shumë më përpara se që kanë qenë të planifikuara dhe aktualisht, e kemi si informacion që kemi në vend kapacitetet e mbështetjes ajrore përmes dronëve Bajraktar por dhe planifikojmë të ndërtojmë edhe kapacitete tjera. Gjithashtu, kemi edhe sistemet tjera qe tanimë i kemi në funksion. Të gjitha këto kapacitete janë duke u ndërtuar në bashkëpunim me partnerët tanë dhe të gjitha blerjet që janë bërë, janë bërë në përputhje me standardet e NATO-s, pra të gjitha pajisjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë pajisje që blihen nga vendet e NATO-s, janë sipas standardeve të NATO-s dhe janë të planifikuara në inventarin e pajisjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shtuar ndër të tjera ai.
E-Diaspora
-
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgjedhjen e Murat Jasharit president Inicohet peticion nga diaspora për kandidimin e Murat Jasharit për president... -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Lea Ypi zgjidhet anëtare e Akademisë Amerikane të Arteve dhe Shkencave -
“The Guestkeepers” sjell mikpritjen kosovare në Zvicër: një fundjavë kulturore e pasur me dialog dhe interaktivitet
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj












