Kosova
Mangani vazhdon të jetë prezent në ujin e Liqenit të Badovcit
Vazhdon të jetë i papijshëm uji i Liqenit akumulues të Badovcit. Banorët e Prishtinës dhe jo vetëm tash e sa kohë po përballen me këtë situatë, për shkak të prezencës së manganit në ujin e këtij liqeni.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar për prezencë të vazhdueshme të manganit në ujin e liqenit të Badocit, derisa ka shtuar se po vazhdon monitorimi dhe përcjellja e cilësisë.
Në një njoftim në Facebook, IKSHPK-ja ka thënë se s’ka vend për panik, derisa ka përsëritur thirrjen që uji të mos përdoret për pirje, por vetëm për pastrim dhe mirëmbajtje të higjienës, raporton Albinfo.ch.
IKSHPK njofton se është duke vazhduar monitorimi dhe përcjellja në vazhdimësi e cilësisë së ujit në Liqenin akumulues të Badocit, të destinuar për pije dhe se nuk ka vend për panik.
“Analizat e fundit laboratorike tregojnë akoma vlera më të larta se niveli maksimal i lejuar i manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës, sipas standardeve të parapara në Udhëzimin administrativ nr. 10/2021 -Cilësia e Ujit për konsum nga njeriu”, thuhet në njoftim.
IKSHPK-ja shtoi se zonat të cilat mbesin në përcjellje të vazhdueshme për cilësinë e ujit për pije mbesin të njëjta./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









