Kosova
Manastiri i Deçanit regjistron pronësinë e 24 hektarëve tokë
Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë të mërkurën ka konfirmuar se Manastiri i Deçanit ka regjistruar në emër të tij 24 hektarë tokë në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Vendimi i Agjencisë Kadastrale vjen pasi kryeministri Albin Kurti më 13 mars urdhëroi që 24 hektarët t’i regjistrohen Manastirit të Deçanit.
“Në bazë të ekstraktit kadastral mund të konfirmojmë që është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 dhe Manastiri edhe në kadastër njihet si pronar i tokës së kontestuar më herët. Me këtë ne mundemi konkludojmë se procesi i kahershëm ligjor që është zhvilluar rreth 24 hektarëve tokë të Manastirit t Deçanit më në fund është zgjidhur”, thuhet në njoftimin e Dioqezës Rashkë-Prizren të mërkurën.
Gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kurti ka thënë se vendimi për t’i dhënë 24 hektarë tokë Manastirit të Deçanit është “i dëmshëm”, por “i domosdoshëm” për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KE), gjatë Asamblesë Parlamentare të këtij institucioni, që do të mbahet në prill.
Por, disa ditë pas, emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar, pati thënë se Kosova ka edhe dy kushte për anëtarësim në KE, formimin e Ascociacionit dhe shpronësimin e tokave në veri.
Autoritetet komunale të Deçanit kishin kundërshtuar vendimin.
Bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht i kishte kërkuar Kosovës që të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me 24 hektarët tokë të Manastirit të Deçanit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena












