Shqipëria
Makinat retro parkohen në sheshin “Skënderbej”
Atmosferë festive e vintage, muzikë dhe zhurma e makinave të vjetra iu rikthye Tiranës këto ditë të fundit të prillit, ndërsa nostalgjikët kanë mbushur sheshin “Skënderbej”, ku po ekspozohen mjetet historike, përcjell albinfo.ch.
Dokumente zyrtare të një nëndetëseje britanike gjenden në një… pijetore!
Makinat, një ndërthurje e bukur e traditës, bashkëkohores dhe të vjetrës, janë vizituar nga qytetarë të shumtë që fiksuan në telefonat e tyre fotografi para këtyre makinave.
Sheshi “Skënderbej” dukej si një ekspozitë e hapur, ku makinat historike të japin ndjesinë se po jeton në një tjetër periudhë kohe.
Qytetarët e mbledhur në sheshin “Skënderbej” shprehën nostalgjinë dhe kuriozitetin e tyre për këto makina. Makinat retro kanë ngjallur nostalgjinë e më të vjetërve dhe kuriozitetin e më të rinjve.
Eskpozimi i mjeteve retro u organizua ndërsa mbahet në Tiranë simpoziumi “Bashkëpunim dhe partneritet me Qeverinë dhe institucionet e tjera”, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe RETRO Albania, në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Mjeteve Historike (FIVA).
E-Diaspora
-
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar Londra duartroket kulturën shqiptare, Ansambli Kombëtar shkëlqen në Shaw Theatre... -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak
Jeta në Austri
-
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht I kërkuari ishte dënuar nga një gjykatë kosovare në vitin 2020 me dy vjet burg për... -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair












