Lajme
‘Magjia’ e kumbullave për shëndetin tonë, ja sëmundjet që shërojnë
Ekspertët shëndetësorë të ushqimit thonë se kumbullat neutralizojnë efektet negative të radikaleve të lira, si dhe mbrojnë kundër zhvillimit të kushteve shëndetësore, si: astma, artriti, stroke dhe kanceri. Antioksidantët e gjetur në këtë frutë mbrojnë trupin nga radikalet e lira që përshpejtojnë procesin e plakjes.
Zea Xanthin, një karotenoid i rëndësishëm dietik, shndërrohet në retinal, ku siguron antioksidantë dhe mbrojtje kundrejt rrezeve ultravjollcë. Këta antioksidantë janë veçanërisht efektivë në parandalimin e yndyrnave që kompromentojnë qelizat e trurit apo neuronet.
Përbërësit, si: sorbitoli dhe isatini të gjetur tek kumbulla ndihmojnë në rregullimin e funksioneve tretëse dhe në konspitacion (kapsllëk).
Vitamina C e kumbullës rrit rezistencën e trupit për të luftuar agjentët infektivë, inflamacionin (pezmatimin) dhe radikalet e lira.
Kumbullat janë gjithashtu të mira për shikimin dhe mirëmbajtjen e mukozave dhe membranave të shëndetshme. Ato mbrojnë nga kolesteroli, i cili formon një mur në arterie, duke bllokuar qarkullimin normal të gjakut. Vitamina C tek kumbullat është mjaft e mirë për kontrollin e sëmundjeve të zemrës tek pacientët diabetikë.
Disa studime e kanë lidhur kumbullën me parandalimin e kancerit, veçanërisht kancerin e gjirit, gastrointenstinal dhe respirator. Anthocyanins, një pigment blu në të kuq, mbron kundër kancerit duke rregulluar radikalet e lira. Vitamina A e gjetur tek kumbullat njihet si mbrojtëse nga kanceri oral dhe i kavitetit të gojës. Fuqia antioksiduese e kumbullës dhe fitonutrientës ndërpresin zhvillimin e qelizave kancerogjene të gjirit pa vrarë qelizat e shëndetshme.
Kumbulla gjithashtu mbron shëndetin e zemrës. Ajo përmban antioksidantë që ndihmojnë në zhdukjen e radikaleve të lira, si dhe në parandalimin e oksidimit të kolesterolit. Oksidimi i kolesterolit është një kërcënim për enët e gjakut, të cilat mund të shkaktojnë një numër të madh të sëmundjeve të zemrës. Kumbulla përmban kalium, që është një përbërës i rëndësishëm i lëngjeve qelizore që ndihmojnë në kontrollin e ritmit të zemrës dhe presionit të gjakut. Ajo parandalon mpiksjen e gjakut që mund të çojë në sëmundje si arteroskleroza, stroku (sëmundje cereberovaskulare, të zemrës dhe të trurit), si dhe sëmundjet koronare të zemrës. Kumbulla mban edhe presionin e gjakut në nivelet e duhura. Kumbullat përmbajnë vitamin B6 të cilat parandalojnë nivelin e homocistinës dhe reduktojnë mundësinë për atake kardiake.
Kumbullat normale dhe kumbullat e thara njihen si laksativë natyralë që ndihmojnë në mbrojtjen e zorrëve.
Kumbullat ndihmojnë në mbrojtjen kundër degjenerimit makular. Ngrënia e 3 porcioneve të këtij fruti, ul riskun e plakjes. Mundohuni ta përfshini kumbullën sa më shumë në dietën tuaj e sidomos në mëngjes me drithëra ose në sallata.
Kumbulla ka aftësi të thithë hekurin në trup. Kjo vjen për shkak të vitaminës C që përmban ky frut. Hekuri është i domosdoshëm në krijimin e rruazave të kuqe të gjakut, si dhe në luftimin e anemisë.
Kumbulla eliminon toksinat, ndihmon në jashtëqitje duke ndikuar në një humbje natyrale të peshës. Kumbulla është e pasur në fibra dhe antioksidantë që ndikojnë në një metabolizëm më të mirë të organizmit. Ajo përmban acid citric që parandalon lodhjen dhe ngërçet muskulore.
Ngrënia e kumbullave ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak, duke ulur riskun për zhvillimin e dy tipeve të diabeteve.
Fibrat e tretshme te kumbullat ndihmojnë për të ulur kolesterolin pasi thithin bilën në zorrë dhe pastaj e ekskretojnë atë. Kur trupi eskreton bilën, së bashku me fibrat, mëlçia e përdor kolesterolin në trup për të prodhuar edhe më shumë bilë.
Kumbulla e ndihmon trupin në mbajtjen e indeve të shëndetshme, si dhe forcon sistemin imunitar. Ajo parandalon të ftohurën dhe gripin, si dhe lufton infeksionet e ndryshme.
Studime të ndryshme kanë arritur në përfundimin se ngrënia e kumbullave ndikon pozitivisht në shëndetin e kockave, në rritjen dhe zhvillimin e tyre dhe është e rëndësishme sidomos te gratë që kanë kaluar periudhën e menopauzës.
Magnezi i gjendur tek kumbullat është i domosdoshëm për kontraktimin e muskujve, si dhe për impulset nervore.
Kumbullat e thata kanë një sasi të konsiderueshme të acidit folik si dhe të kalciumit. Theksojmë që acidi folik është i rëndësishëm sidomos gjatë shtatzënisë për rritjen dhe zhvillimin e fetusit.
Kumbulla ka gjithashtu edhe efekt diuretik dhe detoksifikues për trupin e njeriut.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












