Lajme
Madridi në kaos pasi gjykata përmbys vendimin për izolim të pjesshëm
Përpjekjet e Spanjës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Madrid janë kthyer në kaos, pasi një gjykatë ka përmbysur të enjten vendimin për izolim të pjesshëm 14-ditor.
Kjo masë ka nisur së zbatuari gjatë fundjavës për kryeqytetin spanjoll dhe zonat përreth, raporton rel, përcjell Albinfo.ch.
Ky vendim i gjykatës më të lartë rajonale në Madrid nënkupton që kufizimet e vendosura për rreth 4.5 milionë banorë, nuk mund të zbatohen ligjërisht nga policia.
Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa, ka bërë thirrje për diskutime emergjente me shefat rajonalë për shëndetësi, me qëllim të mobilizimit.
Administrata rajonale e krahut të djathtë në Madrid ka kundërshtuar ashpër urdhrin e qeverisë qendrore, duke përmendur arsye ekonomike dhe ka thënë se është mbështetur nga vendimi i gjykatës.
Megjithatë, ajo u ka kërkuar banorëve që të qëndrojnë brenda kufizimeve të qytetit, sidomos gjatë fundjavës, kur do të festohet Dita Kombëtare e Spanjës, më 12 tetor.
Gjykata ka thënë në arsyetimin e saj se ka hedhur poshtë vendimin, marrë parasysh “prekjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”, dhe se për çështjet shëndetësore janë përgjegjëse qeveritë rajonale.
Kur ka shpërthyer pandemia në këtë shtet në muajin mars, Qeveria spanjolle pati shpallur gjendje të jashtëzakonshme, duke fituar fuqi që të zbatojë masa të izolimit në gjithë shtetin.
Mirëpo prej kur kjo gjendje ka përfunduar më 21 qershor, rajonet kanë qenë përgjegjëse për menaxhim të pandemisë.
Shkalla e infektimit në Madrid është rritur në gati 600 raste për 100,000 banorë, në krahasim me 257 në pjesën tjetër të Spanjës, tashmë shifrën më të lartë në gjithë Bashkimin Evropian.
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Shqiptari shpallet studenti më i mirë i policisë së Nju-Jorkut për 2024-ën
Jeta në Austri
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë Lukas Mandl falënderoi komunitetin shqiptarë në Austri që po e mbështesin gjatë këtij rrugëtimi në ...
-
Bildungskarenz: Çfarë duhet të dini për marrjen e fondeve shtetërore austriake për arsimim të mëtejshëm?
-
Muttertag: Si e feston Austria Ditën e Nënës?
-
Çfarë duhet të dini për supermarketet në Austri?
-
Çfarë lejohet të bëjnë fëmijët vetëm sipas ligjit austriak?