Lajme
Macron paralajmëron riorganizim ushtarak
Ai bëri thirrje për një rishikim të organizimit ushtarak të Francës, për ta bërë atë më të fortë përballë kërcënimeve të reja
Parada e mbajtur të enjten me rastin e Ditës së Bastijës, këtë herë synonte të tregonte fuqinë e Francës, angazhimin e saj në NATO dhe atë ndaj aleatëve evropianë, të prekur nga lufta që Rusia nisi në Ukrainë 20 javë më parë.
Për këtë arsye, në paradën tradicionale parakaluan edhe trupa nga Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Rumania, Bullgaria dhe Hungaria, secila me flamurin kombëtar përkatës.
Presidenti francez Emmanuel Macron, që mori pjesë në eventin e rëndësishëm historik dhe politik, përshëndeti aftësinë e rezistencës ukrainase për t’i bërë ballë agresionit rus, transmeton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Ai bëri thirrje për një rishikim të organizimit ushtarak të Francës, për ta bërë atë më të fortë përballë kërcënimeve të reja, si dhe foli për një rishikim të pranisë ushtarake franceze në Afrikë.
Parada u mbyll me fluturimin e avionëve ushtarakë që përshkuan qiellin e Parisit, duke lëshuar ngjyrat blu, të bardhë e të kuqe të flamurit francez.
E-Diaspora
-
Ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, viziton kompaninë smzh AG Diplomati kosovar theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke...
-
Shaqiri, “kryefjalë” e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
-
Zvicër
Ema Hoti, finaliste në “Miss Universe Switzerland”
-
Stokholm: Petrit Gora, drejtor i REX i Animation Film Festival
Jeta në Austri
-
Si mund të dal nga një kontratë qiraje në Austri? A keni parë një apartament në Vjenë ose diku tjetër në Austri dhe keni nënshkruar një...
-
Moti ekstrem: Përmbytje dhe zjarre në gjithë Evropën
-
Pas përmbytjeve, rikthehet operimi i linjave të transportit publik të Vjenës
-
Përmbytjet në Austri: Gjendet trupi i viktimës së pestë
-
Pas fatkeqësisë së përmbytjeve në Austri, moti po ndryshon tërësisht