Lajme
Macron: Komunitet i ri europian, për përfshirjen e vendeve joanëtare
Presidenti francez, Emanuel Makron, i cili aktualisht kryeson edhe presidencën e Bashkimit Europian, hedh idenë e një alternative për zgjerimin e BE-së.
Ai propozon krijimin e një entiteti paralel europian, ku do të jenë pjesë vendet, të cilat nuk janë anëtare të Unionit.
Makron paraqiti para Parlamentit Europian propozimin për krijimin e një “komuniteti të ri politik europian” që do t’i lejonte shteteve që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian të jenë më afër Unionit.
Në fjalimin para eurodeputetëve në Strasburg, Makron tha se një hap i tillë do të ndihmonte në strukturimin e arkitekturës së sigurisë së Europës, e cila është cenuar nga pushtimi i Ukrainës.
Makron tha se është detyrimi i Qeverisë franceze për të krijuar atë që ai e quan ‘komunitet politik europian’, për mundësimin e përmbajtjeve të vlerave të tyre themelore.
“Si duhet ta organizojmë Evropën, nga një këndvështrim politik që shkon më tej se Bashkimi Evropian? Është detyrimi ynë të reagojmë dhe të krijojmë atë që unë do ta quaja sot një ‘komunitet politik evropian. Kjo organizatë e re evropiane do t’u mundësonte kombeve demokratike evropiane që u përmbahen vlerave tona themelore të gjejnë një hapësirë të re bashkëpunimi në fushën politike, të sigurisë, energjisë, transportit, financimit të infrastrukturës dhe lëvizjes së njerëzve veçanërisht të rinjve tanë”, tha Macron.
Ai shtoi se në këtë komunitet nuk do të paragjykohet anëtarësimi i ardhshëm i BE-së, por nuk do të lihet i mbyllur as për ato shtete, të cilët e kanë lënë atë.
“Anëtarësimi në këtë komunitet nuk do të paragjykonte domosdoshmërisht anëtarësimin e ardhshëm në BE, po as nuk do të ishte i mbyllur për ata që e lanë atë”, tha Macron.
Makron nuk specifikoi se si kuadri i ri do të funksiononte politikisht në praktikë, por në vend të kësaj citoi propozimin për një “Konfederatë Europiane” të bërë më parë nga një prej paraardhësve të tij, François Mitterrand.
“Është një mënyrë për të qënë pranë me vendet që janë gjeografikisht në Europë dhe ndajnë vlerat tona”, tha Macron.
Sipas presidentit francez, kuadri i ri do t’i lejojë Ukrainës, Gjeorgjisë, Moldavisë, vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe “ata që janë larguar nga BE-ja”, si Britania e Madhe, që të jenë më shpejt pjesë e një Europe politike.
Deklarata e Makron-it vjen pasi shtetet e BE-së përplasen herë pas here, se sa shpejt duhet të ecin përpara me aplikimin për anëtarësimin e Kievit, për të cilin pritet një opinion i Komisionit Europian.
Për më tepër, është edhe Ballkani Perëndimor, ku mbetet ende e hapur çështja se kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të anëtarësohen në BE pasi të kenë marrë statusin e kandidatit.
Makron si përfundmi tha se gjatë mbledhjes së Këshillit Europian në qershor ai donte më shumë mbështetje për disa fusha të politikave të Bashkimit Europian dhe se kishte nevojë për të reformuar traktatet e BE-së në mënyrë që të bëhen më efektive./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













