Lajme
Macron akuzon Rusinë për krime lufte gjatë vizitës së tij në Ukrainë
Gjatë një vizite në Iripin në veri të Kievit, presidenti francez Emmanuel Macron tha se janë kryer krime lufte dhe masakra.
Macron theksoi se Ukraina duhet të fitojë në këtë konflikt kundër Rusisë dhe të jetë në gjendje t’i rezistojë.
“Franca ka qenë përkrah Ukrainës që nga dita e parë. Ne qëndrojmë me ukrainasit pa dykuptimësi. Ukraina duhet të rezistojë dhe të fitojë”, u tha Macroni gazetarëve në përgjigje të një pyetjeje mbi komentet e tij të mëparshme se Rusia nuk duhet të poshtërohet.
Në afërsi të ndërtesave të shkatërruara, të djegura, ai së bashku me udhëheqësit e Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë dukeshin të shokuar teksa dëgjonin një zyrtar ukrainas duke dhënë shpjegime se çfarë kishte ndodhur atje.
Macron po qëndron në Ukrainë së bashku me dy liderë të tjerë evropianë, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin italian, Mario Draghi.
Që të tre liderët prej fillimit të pushtimit rus janë kritikuar ashpër nga Kievi për mosdërgimin e armëve të sofistikuara të kalibrit të rëndë.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











