Lajme
Lulet që mbushin shtëpinë me oksigjen
E dinit se ajri brenda shëpisë mund të jetë shumë herë më i ndotur se ajri jashtë saj?
E dinit se ajri brenda shtëpisë mund të jetë shumë herë më i ndotur se ajri jashtë saj?
Ambientet e mbyllura thithin shumë energji dhe kimikate brenda tyre.
Për fat të mirë bimët na ndihmojnë që të arrijmë ta filtrojmë ajrin në mënyrë të vazhdueshme dhe natyrale në çdo ambient.
Por, vetëm një lloj i caktuar lulesh arrijnë ta kryejnë plotësisht këtë proces.
Një studim i vitit 2016 nga NASA tregoi për rëndësinë e këtyre bimëve në jetën tonë të përditshme.
Këto bimë përveçse do të filtrojnë ajrin do të thithin lagështinë, eleminojnë erën e keqe dhe të pastrojnë pluhurin nga shtëpitë tuaja.
AgroWeb.org ju sjell më poshtë një listë me lulet që do t’ju mbushin shtëpinë me ajër të pastër.
Fieri
Për vite të tëra lulja e fierit ka zënë vend në shtëpitë dhe kopshtet shqiptare.
Mund ta vendosni në çdo zonë të shtëpisë, në sallon gjethet e shpeshta jeshile do t’i japin shtëpisë shumë stil dhe dritë.
Kjo bimë shumë voluminoze dhe e bukur është shumë e thjeshtë për t’u mbajtur në ambjentet e shtëpisë nga çdokush.
Fieri ndihmon në pastrimin e toksinave të dëmshme që ju rrethojnë.
Është mirë ta mbani në zona me lagështirë ku nuk bie shumë dielli.
Sigurohuni ta ujisni rregullisht në mënyrë që të shpërndajë sa më shumë oksigjen brenda dhomave tuaja.
Lule shpata
Nëse po kërkoni një lule e cila mund të rritet edhe pa shumë kujdes, lule shpata është e duhura për ju.
Është një ndër lulet më të përhapura nëpër ambiente të brendshme dhe jo pa qëllim.
Lule shpata do të veprojë si një pastrues ajri natyral për shtëpinë tuaj.
Mbajeni në ato zona të shtëpisë ku bie më shumë dielli dhe ujiteni çdo 2-6 javë.
Gjatë ujitjes spërkasni edhe gjethet e luleve me pak ujë sigurohuni të mos e ujisni shumë.
Zambaku
Zambaku është një bimë me gjethe të mëdha jeshile dhe lule të bardha.
Një dekoruese shumë e mirë dhe e dobishme për shtëpinë.
Perfekte për t’u mbajtur në tavolinë apo në ambientet e dhomës.
Zambaku do t’ju ndihmojë të filtroni pluhurin dhe ajrin e rënduar nga çdo ambient.
Mbajeni të hidratuar dhe në vende me shumë dritë natyrale.
Fikusi
Një bimë që rritet në vazo të mëdha perfekte për dekorim dhe pastrimin e ajrit.
Gjethet e mëdha janë dekori i duhur për shtëpinë tuaj.
Mund ta lini në një cep të dhomës pasi nuk kërkon shumë dritë natyrale.
Ujiteni sa herë që të shikoni se dheu në vazo është plotësisht i thatë.
Në verë përsëriteni i këtë proces 1 herë në javë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













