Jeta në Zvicër
Locarno: Mobilizohet popullata për mbrojtje nga mushkonja aziatike!
Ata që nuk u përmbahen masave të parashikuara mund të dënohen me gjobë prej 50 deri në 10.000 frangash
Një lloj i rrezikshëm mushkonje, e ardhur nga Azia, duke kaluar nëpër Evropën jugore po përhapet drejt veriut. Autoritetet e Locarnos, qytetit jugor të Zvicrës po e mobilizojnë popullatën në mbrojtje kundër këtij insekti. Madje, siç bën të ditur televizioni RTS, në luftën kundër kësaj mushkonje, Locarno ka lëshuar urdhëresa të detajuara.
Kështu, ata që nuk u përmbahen masave të parashikuara mund të dënohen me gjobë prej 50 deri në 10.000 frangash.
Veç tjerash, ata porositen që së paku një herë në javë të zbrazin ujin nga mbajtëset e saksive të luleve. Enët e bërllogut duhet te zbrazen një herë në javë dhe të mbyllen në mënyrë hermetike. Po ashtu edhe në gomat e magazinuara të automjeteve nuk guxon të ketë ujë. Të gjitha këto masa kanë për qëllim të pengojnë krijimin e kushteve për shumimin e këtij lloj insekti.
Urdhëresa është afishuar në të gjitha tabelat për informim ndërsa në fuqi hyn nga 11 marsi.
Mushkonja aziatike e tigrit “Aedes albopictus» konsideohet si bartëse e sëmundjeve të ndryshme tropikale. Madje, sipas WHO-së nuk përjashtohet që ajo të jetë bartëse edhe e virusit Zika.
Në kantonin e Tesinës, kjo lloj mushkonje është parë që nga viti 2003, i njohur si vit i temperaturave rekorde.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë












