Lajme
Juristja shqiptare, në shërbim të komunitetit në SHBA
Nju-Jork: Juristja shqiptare, Bergite Musaj, storie suksesi
Një numër i konsiderueshëm i mërgimtarëve të rinj në botë po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme, duke treguar suksese të konsiderueshme. Këtij numri i shtohet dhe juristja Bergite Musaj, e cila u vendos në SHBA në moshë të re, transmeton albinfo.ch.
Bergite Musaj përzgjidhet si histori suksesi nga Kolegji Monroe në New York. Musaj tregon për zhvendosjen e saj nga Kosova drejt SHBA-së, fushën e saj të studimeve dhe karrierën profesionale në fushën e drejtësisë.
Ajo është diplomuar në drejtësi penale nga Monroe College në New York dhe njëkohësisht u shërben komuniteteve të margjinalizuara duke punuar për organizatën “Jumpstart for Young Children”.
Duhet theksuar se Bergite Musaj gjatë viteve të studimit ajo themeloi “Women’s Empowerment Institute” (Instituti i Fuqizimit të Grave), si dhe ishte pjesë e Bordit të Amnesty International Club e anëtare e shumë organizatave të tjera në fushën e lidershipit dhe drejtësisë.
E veçanta e saj ishte se kur ishte vetëm 18 vjeç, ajo kishte mbaruar studimet dhe diplomoi në një Kolegj të New Yorkut. Ani pse bashkëmoshataret e Bergita Musaj ishin maturantë, kurse vajza me origjinë nga Peja diplomoi në këtë moshë në Monroe College të New Yorkut në drejtimin Kriminalistikë.
Duke qenë se ajo ishte shpallur studentja më e dalluar e Kolegjit në atë kohë, kishte privilegjin t’u prijë e para studentëve të tjerë, ku secili nga ata mbante flamurin e shtetit prej nga vinin. Kështu që flamuri i shqiptarëve ishte në ballë dhe mbahej nga një studente kosovare.
Sot, Bergite është menaxhere në “Jumpstart for Young Children”, e cila me punën e saj ka për qëllim arsimimin dhe mbrojten e fëmijëve të vegjël, kjo një organizatë e njohur që ofron mbështetje arsimore për familjet në komunitete të ndryshme në New Jork, Ky pozicion me kohë të plotë filloi nga një program studimi pune që ajo ishte pjesë e saj në Monroe. /Albinfo.ch.

https://www.monroecollege.edu/news/bergite-musaj?fbclid=IwAR1f_iwd2Bqp949eK3ACYcMYrSuVS6-tyYfXLJ-DWFqH7Y-ZHz6Ma7jk42M
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










