Kosova

Lirohen tre policët që ishin rrëmbyer nga Serbia

Gjykata e Kralevës ka liruar tre policët që u rrëmbyen më 14 qershor nga njësitet speciale të Serbisë.

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, kishte njoftuar mëngjesin e së hënës se tre policët e rrëmbyer nga Serbia do të dalin para gjykatës në Kralevë të Serbisë.

“Rrugës drejt Kralevës, ku para një gjyqi pritet të dalin përsëri tre policët, Rifat Zekja, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi. Çdo sekondë e humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar. Lirimi i menjëhershëm i tyre është Sine Non Qua!”, ka shkruar Haxholli në Facebook, përcjell albinfo.ch.