Lajme
Kompanitë ajrore ofrojnë çmime të ulëta për fluturimet nga Zvicra
Fluturimet janë më të lira tani se sa ishin në të njëjtën periudhë më 2019, sepse nivelet e përdorimit të shumë avionëve janë ende të ulëta
Përderisa udhëtimet verore duket se do të ndodhin këtë verë, fluturimet nga Zvicra po bëhen më të lira, të paktën tani për tani.
Trafiku ajror pothuajse u bllokua në vitin 2020 për shkak të pandemisë. Sidoqoftë, një rritje e madhe në udhëtimet ndërkombëtare pritet këtë verë, pasi shumë vende po lehtësojnë kufizimet e tyre të hyrjes dhe kompanitë ajrore me bazë në aeroportet zvicerane po shtojnë fluturime të reja në oraret e tyre.
Për të tërhequr klientë pas 18 muajsh aktivitet shumë të ngadaltë, linjat ajrore po ulin çmimet e tyre në disa linja. Kjo do të thotë që nëse jeni duke planifikuar një pushim jashtë vendit, ju do të jeni në gjendje – në varësi të destinacionit tuaj, natyrisht – të blini bileta për më pak se 100 franga.
Fluturimet janë më të lira tani se sa ishin në të njëjtën periudhë në 2019 sepse nivelet e përdorimit të shumë avionëve janë ende të ulëta. Sidoqoftë, çmimet do të rriten posa të rimëkëmbet kërkesa për udhëtime ajrore, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














