Lajme
Linjat ajrore evropiane në një valë blerjesh
Lufthansa dhe IAG po kryejnë blerje të mëdha Disa bashkime të korporatave i kënaqin investitorët. Të tjera i bëjnë të rënkojnë.
Një shembull i tillë ishte kur kompania ajrore gjermane Lufthansa bleu linjën ajrore kombëtare të Italisë, ITA, për 325 milionë euro (350 milionë dollarë).
Janë përhapur thashethemet se BE-ja do ta bekojë këtë marrëveshje dhe kjo ka bërë që të bien çmimet e aksioneve të kompanisë Lufthansa, shkruan The Economist.
ITA, dikur e quajtur Alitalia, nuk është aspak një xhevahir në kurorë. Që kur u themelua në vitin 1946, ajo ka dalë me fitime vjetore vetëm 3 herë gjithsej.
Qeveria italiane e privatizoi kompaninë në vitin 2009, më pas e rishtetëzoi atë në vitin 2020, duke e riemërtuar “ITA”, me shpresën e një fillimi të ri.
Air France dhe Etihad, dy linja ajrore që kishin blerë aksione me pakicë në kompaninë ajrore italiane, hoqën dorë nga investimet në ITA.
Qeveria italiane shpenzoi rreth 3.5 miliardë euro gjatë pandemisë Covid-19, të barasvlefshme me 300,000 euro për punonjës, vetëm për të mbajtur kompaninë në këmbë.
Rimëkëmbja e një biznesi me një histori të mbushur me katastrofa financiare, duket si një detyrë e vështirë. Transportuesi ajror italian është goditur nga rivalë me kosto të ulët, duke përfshirë Ryanair dhe Wizz Air, që janë zgjeruar në Itali për të përfituar nga trazirat në kompaninë ajrore shtetërore.
“Blerja e ITA-a është një nga propozimet më sfiduese në aviacionin europian”, thotë Fobias Fromme nga firma Bernstein.
Atëherë pse Lufthansa kërkon të lidhë një marrëveshje? Kompania argumenton se Italia është një nga tregjet më të mëdha të kompanisë dhe se rrugët e ITA-s drejt Afrikës dhe Amerikës së Jugut plotësojnë rrugët e Lufthansa-s drejt Amerikës së Veriut dhe Azisë Lindore.
Ajo shton se tashmë zotëron një tjetër linjë ajrore të vogël italiane, Air Dolomiti, që do të thotë se e njeh tregun italian. Një arsye tjetër mund të jetë frika e Lufthansa-s se linja ajrore italiane mund të bjerë në duart e një rivali.
Aviacioni europian duket se është në valën e fundit të konsolidimit. Vetëm gjashtë kompani ajrore: Air France, EasyJet, IAG, Lufthansa, Ryanair dhe Wizz Air, janë përgjegjëse për plot 71% të fluturimeve brenda kontinentit.
Kompania IAG, e cila zotëron Aer Lingus, British Airways dhe Iberia, ka në plan të blejë 80% të Air Europa, linja ajrore e tretë më e madhe në Spanjë, me miratimin e BE-së.
Një pjesë e madhe e aksioneve në SAS, një kompani ajrore skandinave, do të blihet nga kompanitë Air France dhe Castelake, një firmë amerikane me kapital privat. Air France dhe IAG pritet të garojnë për TAP, linjën ajrore shtetërore të Portugalisë, e cila është në shitje.
Pas kësaj do të mbetet pak gjë tjetër për t’u blerë. Linja finlandeze Finnair nuk ka gjasa të tërheqë shumë interes nga blerësit, për shkak të afërsisë së Finlandës me Rusinë.
E gjithë kjo ka shqetësuar Komisionin Europian, krahun ekzekutiv të BE-së. Ai ka frikë se konsolidimi do të çojë në tarifa më të larta dhe më pak zgjedhje për konsumatorët europianë. Kjo është arsyeja pse ka hetuar marrëveshjet për blerjen e linjave ITA dhe Air Europa.
Vendimi për marrëveshjen e parë pritet deri më 4 korrik dhe për të dytën, deri më 20 gusht.
Si kompania IAG, ashtu edhe Lufthansa, kanë qenë koncesione të varura. IAG ka ofruar të heqë dorë nga më shumë se gjysma e vendeve ku bën ulje linja Air Europa. Lufthansa ka thënë se do të mundësojë rreth 40 slota në aeroportin Linate në Milano, për kompanitë EasyJet dhe Volotea, një tjetër linjë ajrore me kosto të ulët.
Ajo ka propozuar që të mbajë një numër fluturimesh të ITA-s me largësi të shkurtra, në vende si Austri, Belgjikë, Gjermani dhe Zvicër, të cilat konkurrojnë me fluturimet e Lufthansa-s.
Gjithashtu kompania planifikon që të vonojë me dy vjet procesin e integrimit të linjës ajrore ITA në sipërmarrjen e saj të përbashkët transatlantike me United Airlines, një transportues amerikan.
Koncesione të tilla vetëm sa do ta përkeqësojnë marrëveshjen ITA për investitorët e Lufthansa-s. Transportuesi gjerman duket se po i shkakton vetes telashe.
Edhe pse sindikata e pilotëve italianë ANPAC e mbështet marrëveshjen, është jashtëzakonisht e vështirë të punohet me të.
Për më tepër, pas marrëveshjes, është parashikuar që qeveria italiane të mbetet investitori më i madh në kompaninë italiane, të paktën fillimisht. Lufthansa do të ketë mundësinë për të blerë pjesën tjetër të kompanisë në një datë të mëvonshme. Investitorët e saj mund të luten që kjo të mos ndodhë.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













