Lajme
Lindita Nikolla: Kosova dhe Shqipëria, shtete të pavarura me aletatë të fuqishëm
Mbledhjen e dy Kuvendeve, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, për nder të 110-vjetorit të pavarësisë, e hapi kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Ajo u shpreh shumë e lumtur që në prag të festës së 28 Nëntorit po mbahet një mbledhje e tillë e përbashkët mes dy shteteve shqiptare.
Nikolla këtë ditë e quajti si “ditë të shënuar dhe të paharrueshme”, duke theksuar se Shqipëria dhe Kosova tanimë janë dy shtete të pavarura me aspirata drejt Brukselit dhe me aleatë të fuqishëm, siç janë ShBA-ja.
“Jam shumë e lumtur që jemi sot bashkë, bashkëkuvendarë të Shqipërisë dhe Kosovës. Sot kjo orë e shënuar përmes emocioneve jo të përditshme thërret një vëllazëri të përbashkët në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së flamurit. E shënuar e para herë ditë kjo e bukur dhe e paharrueshme kjo e sotmja, ku mblidhen Kuvendi i Kosovës dhe i Shqipërisë për të festuar 28 Nëntorin. Dikur ky moment as në ëndërr nuk mund të na u shfaqeshin për shkak të okupatorëve. U bë Shqipëria dhe Kosova, shqiptarët andej dhe këndej kufirit duke iu falur kombit shqiptar. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të pavarura sovrane dhe të bashkuara, me miq dhe aleatë të shumtë e në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aspirata drejt Brukselit”, deklaroi Nikolla, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












