Kosova
Ligji kundër duhanit në Kosovë: I miratuar, por jo i zbatuar
Në Kosovë në vitin 2012 u miratua Ligji kundër duhanit. Ky ligj ndalon reklamimin, sponsorizimin dhe promovimin e produkteve të duhanit. Po ashtu, ndalon përdorimin e tij në hapësirat publike, ngritjen e taksave mbi produktet duhanore dhe rregullon punën e ndërmarrjeve të prodhimit të duhanit.
Prija e duhanit në lokale po vlerësohet si një shqetësim i madh për shumë qytetarë joduhanpirës, sidomos gjatë periudhës së dimrit.
Kjo situatë shqetësuese është pasojë e mungesës së respektimit të Ligjit kundër duhanit, i cili ndonëse ka hyrë në fuqi vite më parë, i njëjti nuk gjen zbatim në vendin tonë.
Sipas Ligjit kundër duhanit, nëse duhani lejohet në hapësirat ku është i ndaluar me ligj, subjektet afariste mund të gjobiten nga 1000-3000 euro, derisa personat fizikë nga 30 deri në 50 euro.
Por duket se tanimë këto gjoba kanë mbetur në letër, pasi ndryshe nuk ka si të shpjegohet lejimi i konsumimit të duhanit në ambiente të brendshme.
Pse nuk respektohet Ligji kundër duhanit?
Në raste të caktuara, lokaleve mund t’u interesojë që të lejojnë pirjen e duhanit në ambiente të tyre për arsye ekonomike. Ata besojnë se duke lejuar pirjen e duhanit rritet numri i klientëve dhe kështu, rriten edhe fitimet e tyre. Në këtë mynyrë bëhet një lobim i fshehur për kundërshtimin e këtij ligji në praktik.
Disa njerëz mund të mos e konsiderojnë seriozisht ligjin kundër duhanit ose të mos i jenë të vetëdijshëm për rrezikun e shëndetit që sjell konsumi i duhanit. Siç e dimë pirja e duhanit ka qenë një zakon i pranuar në shoqërinë kosovare për shumë vite. Ndryshimi i zakoneve dhe mendësisë së njerëzve përballë pirjes së duhanit është proces i ngadaltë, dhe kjo mund të ndikojë në mosrespektimin e ligjit.
Përveç kësaj, përdorimi i duhanit ka qenë i përhapur në mediat sociale dhe ka ndikuar në përdorimin e tij nga të rinjtë apo masa.
Në disa raste, edhe përkundër ligjit kundër duhanit, produkte të paligjshme të duhanit mund të importohen në vend dhe shiten në tregje në të zezën. Në këtë mënyrë, shkelja e ligjit kundër duhanit mund të ketë një fitim të lartë për personat që importojnë dhe shesin këto produkte, edhe pse ata nuk janë të licensuar dhe nuk kanë leje nga autoritetet për të bërë këtë biznes.
Vlen të ceket se në Kosovë janë vetëm 57 inspektorë sanitarë që merren me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit kundër duhanit, pra ka mungesë inspektorësh që kontrollojnë zbatimin e ligjit kundër duhanit në Kosovë, autoritetet kompetente mund të kenë vështirësi në monitorimin dhe zbatimin efektiv të ligjit të duhanit. Mosqartësia e tyre në kontrollin e lokaleve dhe ndëshkimin e shkelësve mund të çojë në mosrespektimin e ligjit nga ana e tyre. Madje ka raste kur inspektohen lokalet, pronarët tregojnë se e kanë ndarë lokalin në dy pjesë, ku te njëra lejohet, ndërsa te pjesa tjetër nuk lejohet dhe këtë e tolerojnë inspektorët, e që në fakt, është qasje e gabuar, pasi që edhe pse lokali është i ndarë, ai është lokal i mbyllur dhe dëmton shëndetin e të tjerëve.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz në vit. Nga këto të dhëna kaq shqetësuese më e tmerrshme është fakti se nga Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, thonë se, sipas hulumtimeve, rreth 500 mijë njerëz në vendin tonë e konsumojnë duhanin në mënyrë të rregullt. Atëherë edhe sa hulumtime e kohë do të na nevojitet derisa ligji të respektohet dhe populli të ndërgjegjësohet rreth dëmeve që i shkaktojnë të tjerëve duke konsomuar duhan në vende të mbyllura.
Nga kjo përfundojmë se niveli i zbatimit të ligjit anti-duhan ka vazhduar e vazhdon të mos zbatohet, për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe performancës së dobët të autoriteteve zbatuese.
E-Diaspora
-
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih Dy vjet më parë, ai kishte plagosur rëndë tre fëmijë në Cyrih. Ai kishte sulmuar një... -
Parlamenti debaton Ligjin e Përfshirjes mbi nismën e drejtuar nga Islam Alijaj -
Ekstradohet nga Franca në Kosovë një person i dënuar me 4 vjet burgim për armëmbajtje pa leje -
Tubim në Cyrih kundër padrejtësisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së -
Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











