Lajme
Ligji i ri për emigrantët: Burg dhe dëbim për këdo që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe
Drafti për emigracionin ilegal pritet të kthehet në ligj në Mbretërinë e Bashkuar, pasi shumica qeverisëse siguroi një seri votash plus në Dhomën e Lordëve.
Ligji është jetik për zotimin e kryeministrit Rishi Sunak për të ndalur varkat e vogla me emigrantë që kalojnë kanalin e La Manshit.
Në bazë të draftit, ministri i Brendshëm ka detyrën ligjore të burgosë dhe të largojë këdo që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Në debatin që zgjati deri në orët e vona të natës, ligjvënësit refuzuan përpjekjet për të rivendosur kufij kohorë sa i takon burgosjes së fëmijëve dhe mbrojtjes së skllavërisë moderne.
Tani ka mbetur vetëm konsensusi i mbretit, që duhet të hedhë firmën e tij mbi draftin në cilësinë e kreut të shtetit.
Pavarësisht ligjit, mbetet e paqartë se çfarë do t’u ndodhë njerëzve që shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla.
Drafti imponon detyrimin ligjor të qeverisë që të burgosë dhe të dëbojë personat e ardhur në Ruanda, apo në vende të tjera të konsideruara “të sigurta”. Por marrëveshje të tilla me vende të tjera nuk ka.
Për më tepër, plani për dërgimin e refugjatëve në Ruanda u shpall i paligjshëm muajin e kaluar nga Gjykata e Apelit, edhe pse ministrat kanë vendosur ta sfidojnë vendimin./Euronews
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












