Lajme
Liderët e G7-ës dënojnë të ashtuquajturat referendume të Rusisë në Ukrainë
Grupi G7 i ka dënuar të ashtuquajturat referendumet që po mbahen në pjesë të Ukrainës për të vendosur nëse duan t’i bashkohen Rusisë.
Grupi i quajti votat – të cilat po organizohen nga zyrtarë të mbështetur nga Moska – një shkelje e statutit të OKB-së.
Ukraina e ka hedhur poshtë tashmë procesin si një farsë pa legjitimitet.
Zyrtarët perëndimorë thonë se ky është një ushtrim propagandistik dhe se rezultati është vendosur tashmë nga Kremlini.
Ata thonë se kjo mund të përdoret si një justifikim nga Moska për të rrëmbyer ilegalisht tokën ukrainase. Rusia pretendon se po u jep njerëzve në zonat e pushtuara një mundësi për të shprehur pikëpamjet e tyre.
Por, banorët thonë se forcat ruse kanë shkuar derë më derë, duke përdorur kërcënime dhe frikësim për t’i bërë njerëzit të votojnë.
Dhe zyrtarët ukrainas thonë se popullatës i është ndaluar të largohet nga disa zona.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi











