Literaturë
Libri i shkrimtarit Ylljet Aliçkaj, edhe në gjuhën gjermane
Këto ditë u botua në gjuhën gjermane përmbledhja me tregime “Parrullat me gurë”, e shkrimtarit Ylljet Aliçka, përkthyer nga Edmond Ludwig dhe botuar nga shtëpia botuese MAS, kanë njoftuar nga ShB Toena.
Me rastin e këtij botimi, botuesi gjerman shkruan: “Krahas historive të thjeshta të vendit të tij, Shqipërisë, nën regjimin stalinist të Enver Hoxhës, në tregimet e tij, autori përshkruan ndodhi, po aq absurde të tranzicionit postkomunist”, përcjell albinfo.ch.
Disa vjet më parë pas botimit të këtij libri në polonisht, shkrimtari i njohur polak, Riçzard Kapuçinski, ndër të tjera ka shkruar: “… i lexova me emocion dhe konsideratë të lartë. Fjala është për disa tregime të shkurtra të një letërsie të madhe…”
Varianti gjerman i parullave të Aliçkës pason botimet e këtij libri në frëngjisht, italisht, çekisht, anglisht dhe polonisht si dhe filmin e mirënjohur të regjisorit Gjergj Xhuvani “Sllogans”, me skenar të autorit Ylljet Aliçkaj.
Ky libër fillimisht ishte botuar në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese Toena, në vitin 2009.

E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?»
Jeta në Austri
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike















