Literaturë
Librat që mund t’i lexoni gjatë verës
Gjatë kësaj vere ju duhet një listë e librave që mund t’i lexoni në kohë të lirë apo në pushimet tuaja. Listës tuaj po ia shtojmë disa libra.
“E ardhmja e kapitalizmit” nga Paul Collier
Ky libër vjen në pikun e debateve për një dështim të sistemit kapitalist në kohën tonë, prandaj vlerësohet si një ndër botimet me idetë më polemizuese rreth kësaj çështje. Çështja thelbësore mbi të cilën zhvillohet libri është pyetja: Ku po shkon kapitalizmi?! Në pjesën më të madhe të Europës, të rinjtë po vuajnë nga një papunësi masive. Një e treta e të rinjve italianë janë të papunë, një papunësi e tillë është parë për herë të fundit vetëm gjatë depresionit të viteve 30 të shekullit XX. Ideologët me fuqi deduktive rivalizohen nga një specie tjetër politikanësh, populistët karizmatikë. Populistët i shmangen madje edhe analizës rudimentare të një ideologjie, duke u hedhur drejtpërsëdrejti në zgjidhje, që për dy minuta të duken të vërteta.
“21 leksione për shekullin 21” nga Yuval Noah Harari
Autori i dy librave më të shitur në mbarë botën, “Sapiens” dhe “Homo Deus”, Youval Noah Harari, vjen me librin më të fundit në shqip, “21 leksione për shekullin 21”, ku analizohen sfidat globale si epidemitë, inteligjenca artificiale, edukimi, fetë, kombet, punësimi, mjedisi, demokracia, etj. dhe ofrohen zgjidhje, të cilat i shërbejnë çdo individi në epokën tonë.
“21 leksione për shekullin 21” i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të ‘nxehta’ të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes.
“Dashuria në kohët e kolerës” nga Gabriel Garcia Marquez
Ky libër ka qenë ndër më të kërkuarit gjatë periudhës së pandemisë dhe kjo nuk lidhet me faktin se flitet për kolerën apo gjendje të ngjashme, por me faktin se përmes dashurisë, qenia njerëzore sfidon gjithçka. Garcia Márquez ka shkruar roman për dashurinë, ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë në zemër si diçka të shtrenjtë dhe do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë.
“Atje ku këndojnë karavidhet” nga Delia Owens
Deri më tani ky roman është shitur mbi 6 milionë kopje në mbarë botën, duke kryesuar për shumë javë me radhë listat e shitjeve të Amazon-it. Njëherësh, platforma më e madhe online e lexuesve “Goodreads” e ka vlerësuar si një ndër librat që ka marrë më shumë yje dhe pëlqime. Po ashtu, “Atje ku këndojnë karavidhet” është vlerësuar si një nga 100 librat më të mirë në botë. Autorja është biologe me profesion dhe kjo është sprova e parë e saj si romanciere. Kaja është vajza që jeton e vetmuar në një moçal në bregun e Karolinës së Veriut. Ajo shpalos vlerat më të larta në mes të natyrës dhe ndihet tej mase e rrezikuar në marrëdhënie me qenien njerëzore; e braktisur nga familja, e dhunuar nga meshkujt, e paragjykuar nga shoqëria dhe institucionet.
“Sytë e errësirës” nga Dean Koontz
Një triler i ethshëm i një prej romancierëve më të shquar të këtij zhanri në shekullin XX. Kujtojmë se “Sytë e errësirës” ishte libri më i kërkuar pas shpërthimit të pandemisë. Romani i autorit të shquar amerikan Dean Koontz parashikoi koronavirusin kinez 40 vjet më parë. Por, virusi në roman, që quhet “Wuhan 400”, sipas autorit, është një armë biologjike e krijuar nga qeveria kineze për të përgjysmuar popullsinë. Simptomat e tij nuk ngjajnë me ato të virusit të vërtetë aktual – as vdekshmëria – pasi në roman kushdo që preket nga virusi, ndërron jetë.
Të tjera nga Literaturë
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur Të njëjtën ditë me dy paraqitje, njëra në Winterthur e tjetra në Luzern! ...
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
-
Bëhet publike agjenda e Forumit shqiptaro-zviceran në Gjenevë
Jeta në Austri
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku Lidhja Demokratike e Kosovës organizon takim informues me Eurodeputetin Lukas Mandi, kandidat në zgjedhjet EU2024 që...
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa
-
Lukas Mandl kërkon votën e shqiptarëve në Austri
-
Kapet pas disa vitesh vjedhësi serik shqiptar, “e tradhtojnë” këpucët
-
Dy të vdekur nga orteku në Austri