Futboll

Lewandowski shpallet nga FIFA si lojtari më i mirë i vitit 2021

Ai ka lënë prapa dy rivalët, Lionel Messi dhe Mohamet Salah

Sulmuesi polak i Bayernit, Robert Lewandowski është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2021 nga FIFA.

Ai arriti të marr këtë çmim në garën ndaj dy kundërshtarëve Lionel Messi dhe Mohamet Salah, transmeton Albinfo.ch.

Në këtë ngjarje u dha edhe çmimi i trajnerit më të mirë, çmim ky që shkoi për Thomas Thuchel trajner i Chelset.