Kuriozitete
Lemza – çfarë e shkakton dhe si ta ndaloni?
Lemza paraqet kontraksion të padëshiruar dhe të pakontrolluar të diafragmës, e cila mund të paraqitet disa herë gjatë një minute. Kontraksioni është i pasuar me mbyllje të papritur të kordhave të zërit, që rezulton me zë karakteristik, përcjell albinfo.ch.
Edhe pse vetë zëri shkakton të qeshura nga të pranishmit, lemza mund të jetë paraqitje e pakëndshme dhe mjaft irrituese, sidomos kur përsëritet më gjatë. Në të shumtën e rasteve, lemza ndalet pas disa minutave.
Çfarë e shkakton lemzën?
Arsyet më të shpeshta në paraqitjen e lemzës janë:
Të ushqyerit e shpejtë ose tejngopja;
Emocionet e forta, si frika, aknthi, gëzimi apo euforia;
Ngrënia e ushqimeve të thata ose pikante;
Ndryshimi i temperaturës në stomak – pirja e ndonjë pije të ftohtë pasi të keni pirë ndonjë të ngrohtë (dhe anasjelltas);
Konsumimi i alkoolit në sasi të mëdha;
Të qeshurit me shumë zë.
Si mund të ndihmoni veten kur shfaqet lemza?
Zakonisht lemza largohet pas disa minutave. Vetëm në raste të rralla ajo është shenjë e ndonjë problemi shëndetësor më serioz, shkruan femina. Nëse lemza nuk ndalon në kohë prej 48 orëve, kërkoni ndihmë mjekësore.
Ekzistojnë më shumë mënyra të ndryshme me të cilat mund të ndaloni lemzën. Disa prej tyre ndoshta do t’ ju duken qesharake, por ia vlen t’u jepni edhe atyre një shans.
Merrni frymë dhe mbajeni në vete sa më gjatë. Merrni frymë thellë dhe numëroni ngadalë deri më 10 para se ta lëshoni frymën. Përsëriteni 3-4 herë.
Pini ujë të ftohtë.
Hani një lugë sheqer ose mjaltë.
Hani një copë limon ose pini një lugë të vogël uthull. Shija e tyre acidike ndihmon që të liroheni nga lemza.
Tërhiqni gjunjët kah gjoksi dhe shtrëngoni me duar.
Mbyllni kanalet e veshëve ngadalë, duke vendosur gishtërinjtë në vesh dhe kështu mbajini 20 – 30 sekonda. Shumica thonë se ky është “ilaçi” për lemzën e pakëndshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Gjermani
30-vjeçari shqiptar ndërron jetë në Gjermani në vendin e punës -
Budapest
Fjolla Zhubi mbron doktoraturën në Semmelweis University në Budapest -
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












