Lajme
Leja e „Sputnik V“ për BE vetëm në vjeshtë
Në politikën gjermane llogaritet vetëm në vjeshtë me një vendim të BE për vaksinën ruse kundër Coronës, „Sputnik V“. Mungojnë ende të dhëna, raportohet nga qarqe qeveritare.
Për shkak se mungojnë ende të dhëna, autoritetet në BE do të vendosin më së herëti në shtator për dhënien e mundshme të lejes për përdorimin e vaksinës kundër Coronës “Sputnik V”. Këtë e raporton gazeta gjermane, “Bild am Sonntag”, BAMS duke iu referuar qarqeve qeveritare. Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder do të kishte preferuar një vendim më të shpejtë. Söder kërkon nga Agjencia Europiane e Medikamenteve, EMA dhënien më të shpejtë të lejes. “Motori i vaksinimit nuk duhet të ngecë”, tha Söder për gazetën gjermane. Nuk duhet të kemi vonesa vetëm thjesht për arsye ideologjike. Bavaria parashikon blerjen e 2,5 milionë dozave të “Sputnik V”.
Dy vende të BE përdorin “Sputnik V” edhe pa leje nga EMA
Rusia lejoi në gusht të vitit të kaluar vaksinën “Sputnik V”, ende para përfundimit të studimeve shkencore që parashikohen për vaksinat. Ky vendim u prit me kritika nga qarqet shkencore atëherë. Por gati 70 shtete ndërkohë e kanë lejuar përdorimin e vaksinës.
Aktualisht EMA po verifikon lejen për përdorimin në BE. Në fillim të marsit nisi procedura e mbikqyrjes në kuadër të një « Rolling Reviews », procedurë, ku verifikohen rezultatet e testimeve, megjithëse nuk janë paraqitur të gjitha të dhënat dhe nuk ka ende një kërkesë për leje përdorimi. Dy shtete të BE edhe pa leje të EMA-s, e përdorin ndërkohë preparatin rus të vaksinës. Hungaria dhe Sllovakia. Deri më tani në BE e kanë marrë lejen e përdorimit BioNTech/Pfizer, Moderna, AstraZeneca, Johnson&Johnson të gjithë prodhues nga vendet perëndimore./DW
E-Diaspora
-
Zvicër
Punëtorë pa të drejta – ky është qëllimi i «Iniciativës për qëndrueshmëri» Iniciativa më e re e partisë politike zvicerane SVP synon t’ua heqë të drejtat popullatës migrante... -
Shqiptari dyshohet si autori kryesor i vrasjes mafioze të berberit 26-vjeçar në Itali -
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani -
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













