Kosova
LDK është e gatshme për marrëveshje me Vetëvendosjen, nëse respektohen tri parime
Haziri: Nëse ka vullnet nga LVV-ja, LDK-ja i përmbyll për 24 orë të gjitha çështjet parimore
Nënkryetari i LDK-së thotë se partia është e hapur për bashkëpunim me LVV-në për formimin e institucioneve, por vetëm nëse marrëveshja përfshin të gjitha institucionet dhe bazohet në parimet e dakorduara, përcjell albinfo.ch.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia e tij është e gatshme të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja, nëse respektohen tri parimet e vendosura nga LDK-ja.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Haziri tha se gjatë Kuvendit të LDK-së, të mbajtur më 20 korrik, është arritur pajtim që subjekti të vazhdojë negociatat me partinë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Sipas tij, LDK-ja ka vendosur tri kushte kryesore për një marrëveshje eventuale: marrëveshje për të gjitha institucionet – Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën – ose asnjë, dakordim për agjendën shtetërore dhe programin qeverisës, si dhe ndarjen e përgjegjësive institucionale.
“Këto tri parime neve na bashkojnë si Grup Parlamentar. Kuvendi i LDK-së ka kërkuar që kjo e drejtë të ushtrohet deri në fund. Se si do të përmbyllet kjo kërkesë, tani është çështje e negociatave”, është shprehur Haziri.
Ai theksoi se këto parime i janë prezantuar Vetëvendosjes që në takimin e parë formal mes Albin Kurtit, Lumir Abdixhikut dhe ish-presidentes Vjosa Osmani më 10 korrik.
Sipas Hazirit, tani i mbetet LVV-së të tregojë nëse është e gatshme t’i pranojë këto parime në bisedimet e ardhshme.
“Nëse ka vullnet politik dhe gatishmëri nga LVV-ja, LDK-ja i përmbyll për 24 orë të gjitha çështjet parimore. Neve nuk na ndan asgjë, ndërsa ndarja e përgjegjësive është krejt e fundit”, tha ai.
Haziri shprehu besimin se Grupi Parlamentar i LDK-së do të arrijë unitet rreth çdo marrëveshjeje që mund të arrihet me Vetëvendosjen.
Negociatat ndërmjet dy partive u pezulluan më 15 korrik për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK, ku një pjesë e zyrtarëve kërkuan shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku. Megjithëse Abdixhiku e ruajti postin, dallimet brenda partisë mbeten të dukshme.
Ndërkohë, me më pak se një javë deri në seancën konstituive të Kuvendit, të caktuar për 6 gusht, një marrëveshje ndërmjet LVV-së dhe LDK-së ende nuk është arritur. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










