Kosova
Lajçak: Përgatitjet për takimin e 14 shtatorit po kryhen me shpejtësi
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në procesin e dialogut është duke punuar drejt “rezultateve pozitive”, ndërsa u shpreh se përgatitjet për takimin e 14 shtatorit po kryhen me shpejtësi.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Lajçak ka thënë se java e kaluar ishte e mbushur me punë përgatitore mbi takimin në Bruksel, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan albinfo.ch.
Ndër të tjera, ai deklaroi se me zyrtarë të Gjermanisë kanë krijuar një strategji për rrugën përpara në dialog.
“Gjatë javës udhëtova në Berlin, ku pata diskutime të rëndësishme në Kancelarinë dhe Ministrinë e Jashtme Federale Gjermane…Ndamë pritshmëritë tona për takimin e nivelit të lartë dhe hartuam strategji për rrugën përpara. Përkushtimi dhe mbështetja e fuqishme nga Gjermania vazhdojnë të jenë të paçmueshme”, tha ai.
Lajçak ka përmendur edhe takime të tjera me zyrtarë evropianë, me të cilët tha se ka folur mbi dialogun Kosovë-Serbi.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









