Kosova

Lajçak pas takimit me Vuçiqin: Ka nevojë urgjente për progres në zbatim të Marrëveshjes

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka takuar të martën presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lajçaku të martën ka njoftuar se me Vuçiqin ka diskutuar edhe për dialogun, takimin e ardhshme të kryenegociatorëve dhe zhvillimet rajonale.

“Në Mostar fola edhe me presidentin e Serbisë për hapat e ardhshëm në dialog, takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, si dhe zhvillimet rajonale. Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar Lajçak në “X”.