Eksperimenti i tij është i veçantë për rrethinën e Bazelit. Çdo të dytën mbrëmje të së hënës, në Laufen ai ofron këshilla mjekësore falas. Deri në vjeshtë të këtij viti, ai do të konstatojë nëse ka interes për një veprim të tillë.
«Ka njerëz të cilët janë përcaktuar për parapagesë të lartë të sigurimit dhe nuk janë në gjendje ta vizitojnë mjekun”, ka shpjeguar mjeku zviceran për “Basellandschaftliche Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.
Personat e tillë mjeku 54-vjeçar do t`i ftojë për këshilla. Por, edhe personat të cilët nuk kanë mjek familjar dhe të cilët nuk e dinë nëse iu nevojitet një i tillë. Bile edhe ata të cilët me diagnozën e tyre janë të pasigurt, apo mendojnë se do ta ngarkojnë mjekun familjar me brengat e veta.
Mjeku iniciator thekson: “Bëhet fjalë vetëm për këshillim. Unë nuk bëj kontrollime dhe nuk shkruaj receta”. Po të jetë e nevojshme, ai mund t`ju tregojë personave se ku mund të trajtohen. Ai i ka mohuar akuzat se me një aksion të tillë po përpiqet të tërheq sa më shumë pacientë: “Unë nuk kam aspak kapacitet për pacientë të rinj”. Behët fjalë vetëm për kureshtjen se sa i lartë është interesi për ofertën e tij.
Për momentin ai është duke i zhvilluar këshillimet i vetëm, por i fton edhe mjekët tjerë që të shkojnë pas hapave të tij. Terminet e ardhshëm janë më 11 dhe 25 qershor, nga ora 19 deri 20.