Jeta në Zvicër
Ky është fshati më i bukur në Zvicër
Votimi është bërë me organizim të revistave “Schweizer Illustrierte” (Zvicra gjermane) “L`illustre” (Zvicra Frankofone) dhe “il Caffe” (Zvicra italiane)
Përmes votimit elektronik, zviceranët kanë zgjedhur fshatin Schwellbrunn në Appenzell Ausserhoden si më të bukurin nga të gjithë fshatrat e Zvicrës. Për herë të parë është zgjedhur një fshat nga Zvicra gjermane. Të kujtojmë, vitin e kaluar qe zgjedhur fshati Morcote, në kantonin më jugor të vendit, Tiçino ndërsa një vit më herët, Soglio, fshat retroman në Kantonin Graubünden.
Votimi është bërë me organizim të revistave “Schweizer Illustrierte” (Zvicra gjermane) “L`illustre” (Zvicra Frankofone) dhe “il Caffe” (Zvicra italiane). Atë e kanë mbështetur edhe televizionet publike të katër zonave gjuhësore të Zvicrës.
“Schwellbrunn numron rreth 1500 banorë, ka një pamje të ruajtur mirë tradiconale, me rëndësi nacionale, i lidhur me pejzazhin e bukur të Appenzellit, transmeton albinfo.ch. Me shtigjet për ecje dhe çiklizëm ai konsiderohet si një destinim i preferuar për pikniqe”, thuhet në komunikatën me rastin e zgjedhjes. Ky fshat është njëherësh komuna në lartësinë më të lartë mbidetare në Ausserhoden, prej nga keni një pamje fantastike mbi alpet e deri te liqeni Bodensee.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













