Shqipëria
Kuvendi i Shqipërisë miraton Buxhetin 2024, në tym e flakë
Pesë minuta ka zgjatur seanca e Kuvendit të Shqipërisë, ku do të diskutohej Projektbuxheti për vitin 2024.
Deputetët e opozitës grumbulluan sërish karriget në foltore, ndërsa janë përplasur fizikisht me disa prej punonjësve të Gardës. Përkundër kontrolleve në hyrje të Kuvendit, nuk i ndaluan deputetët e opozitës të merrnin edhe këtë seancë flakadanët, të cilët i ndezën në nisje të seancës plenare.
Situata u bë më kaotike kur njëri prej flakadanëve mori flakë, e i cili u fik nga punonjësit e Gardës.
Deputetët e opozitës kundërshtuan vendosjen e Gardës në Kuvend, ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha hyri live në Facebook, raporton Top Channel.
“Buxheti i vjedhjes më të madhe të tyre, buxheti i gjobës ndaj shqiptarëve, i shpërdorimit, i rrugëve të cilat kushtojnë 12 mln euro kilometri, buxheti i ppp-ve. Sot në Parlament janë 1340 gardistë brenda në ambientet përreth, Renea-s dhe forcat speciale. Opozita do të qendojë e pamposhtur në mbrojtje të të drejtave legjitime për të hetuar qeveritarët hajdutë që me vendimet e tyre kanë vjedhur dhe do të vijojnë të vjedhin”, tha ai.
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp menjëherë pas përfundimit të seancës plenare, tha: Projektbuxheti u kalua në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore në një seancë që zgjati 5 deri 7 minuta.
Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka deklaruar jashtë Kuvendit se situata kaotike në Kuvend është e njëjta skenë e krijuar nga opozita.
“E njëjta skenë. E vetmja e re është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e 32 vjetëve. Janë 7 miliardë euro që është dyfishi i buxhetit të 2013-ës. Sot që ata duhet të flisnin, pamë të njëjtin skenar. E vetmja gjë që duhet t’i mbetet në mendje çdo shqiptari është buxheti që sapo miratuam 400 milionë euro plus për rritjen e pagave”, u shpreh Çuçi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











