Lajme
Kuvendi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, shtyhet për në vjeshtë
Kryetari i Nderit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, Fehmi Fetahi, në kuadër të aktiviteteve të shumta të Rrjetit u takua sot, më 04 prill 2020, në Langenthal, me Kryetarin e RRBShZ, Qamil Isufi dhe me anëtarin e Kryesisë së këtij Rrjeti, Isa Zeqiraj.
Në takim, pasi u analizua puna e gjertanishme, duke pasur parasysh situatën aktuale të shkaktuar nga pandemia Kovid19, u mor vendim që Kuvendi i rregullt zgjedhor i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër të mbahet në vjeshtë, pikërisht më 19 shtator 2020.
Vendi dhe ora do të komunikohen me kohë. Pjesëmarrësit u dakorduan që kontaktet me grupet e interesuara të afaristëve shqiptarë si dhe përgatitjet për një Kuvend të suksesshëm të nisin që tani.
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë











