Integrimi
Kuvendi dënon konferencën që cenon imazhin e shqiptarëve
Kuvendi i Shqiptarëve ë Zvicrës reagon ndaj një konference të mbajtur nga shoqata të ndryshme arabe në Gjenevë që bënte paralele në mes të luftës së shqiptarëve dhe krimeve të diktatorëve arabë
Në një komunikatë për media, Kuvendit i Shqiptarëve të Zvicrës reagon në lidhje me konferencën e mbajtur në Universitetin e Gjenevës me temën “Trafikimi i organeve dhe armëve kimike në Siri dhe në konflikte tjera luftarake“. Këtë konferencë, KSHZ e ka cilësuar si “përpjekje që luftën e Kosovës dhe shqiptarët në tërësi, t`i vejë në një paralele ogurzezë me regjimet gjakatare të shumta që njeh historia e njerëzimit”.
Më 12 qershor 2013, Shoqata e quajtur “Instituti Ndërkombëtar për paqe dhe të drejtat e Njeriut”, bashkë me “Bashkësinë gjenerale të femrave arabe” dhe “Bashkësinë e juristëve arabë”, ka mbajtur një konferencë në Universitetin e Gjenevës, të titulluar “Trafikimi i organeve dhe armëve kimike në Siri dhe në vende të tjera lufte”. Në fakt, titulli fillestar i temës ishte “Trafikimi i organeve dhe armëve kimike në Kosovë dhe në Siri”.
“Përkundër tematikës së dhënë si më lartë, konferenca, në fakt, ishte fokusuar kundër “Imperializmit Amerikan”, sipas fjalëve të përdorura nga folësit, të cilët gjithashtu bënë apologji ndaj regjimeve tiranike, duke shpjeguar masakrat në botën arabe, por edhe në Ballkan, të cilat sipas tyre ishin inkurajuar nga fuqitë e mëdha”, shkruan KSHZ.
Reagimi i KSHZ ka shtyrë Universitetin e Gjenevës të distancohet nga ky organizim, thuhet më tutje në komunikatë. “Pas reagimit të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) ndaj Rektoratit të Universitetit të Gjenevës, ky institucion ishte distancuar nga organizatorët e konferencës, duke shkruar në çdo njoftim, që Universiteti nuk është organizator, nuk merr kurrfarë përgjegjësie në lidhje më këtë konferencë, me fjalë tjera, nuk e përkrah atë.
Përmbajtja dhe tematika e zgjedhur nga organizatorët ishte jo serioze dhe skandaloze. Pas reagimit të KSHZ dhe Ambasadës së Kosovës, edhe pse organizatorët premtuan se do të ndryshojnë emërtimin e konferencës, ata në fakt nuk e ndryshuan në masmedia, por vetëm në portalin e internetit, në panotë/fletushkat dhe në Konferencë. Gjithashtu, organizatorët, sigurisht për të rritur numrin e pjesëmarrësve, kishin njoftuar se një prokuror i Eulex-it do të jetë pjesëmarrës në konferencë. Por një ditë para konferencës, organizatorët ndërruan listën e referuesve, duke shlyer emrin e prokurorit të Eulex-it.
Një tjetër inskenim ndodhi kur organizatorët lejuan të besohet se qyteti i Gjenevës e mbështet organizimin e konferencës, ndërkohë Kancelaria e Shtetit u prononcua pranë Universitetit Popullor Shqiptar të Gjenevës se nuk kishte informacion mbi këtë organizim.
Gjatë Konferencës disa referentë, sidomos një gazetare serbe, tentuan ta paraqesin luftën dhe masakrat e ndodhura në Kosovë, kinse këto ishin iniciuar, inskenuar dhe bërë nga vetë autoktonët (shqiptarët) në bashkëpunim me amerikanët, dhe jo nga pushtuesi serb.
KSHZ i konsideron këto organizata dhe shoqata si jo serioze dhe të papërgjegjshme, të cilat propagandojnë kundër popullit shqiptar dhe shtetit të Kosovës, duke bërë përpjekje që luftën e Kosovës dhe shqiptarët në tërësi, t`i vejë në një paralele ogurzezë me regjimet gjakatare të shumta që njeh historia e njerëzimit, apo edhe si në rastin konkret, duke asociuar Kosovën me konfliktin arabo – oksidental.
“KSHZ dënon ashpër konferenca të tilla, të cilat kanë për qellim vetëm diskreditimin e luftës dhe të imazhit të shqiptarëve dhe të Kosovës kundrejt opinionit vendas zviceran dhe më gjerë. KSHZ njëkohësisht do të reagojë edhe në mediet e huaja të cilat e kanë bërë publike këtë konferencë. Gjithashtu nuk përjashtohen edhe hapa të tjerë.
KSHZ do të jetë vazhdimisht përkrah interesave të shqiptarëve në Zvicër dhe të drejtave legjitime kombëtare e njerëzore të shqiptarëve në përgjithësi. I ftojmë bashkëkombësit tanë, që në situata të tilla dhe të ngjashme si kjo, të kontaktojnë Kuvendin për t`i koordinuar punët bashkërisht”, thuhet në fund të komunikatës së Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Pandova
Filmi “Zgjoi” prezantohet në Padovë para audiencës italiane dhe diasporës shqiptare Shfaqja në Teatrin “Ruzante” u mbajt në kuadër të javës kulturore “Young Europeans: Kosovo Week”, të... -
Suedi
Arsimi dual në Kosovë, përvoja suedeze dhe fuqizimi i vajzave në shkollat profesionale -
Londër
Eralda Qirjo dhe Arben Neza zgjidhen në Këshillin Bashkiak të Enfield-it në Londër -
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Jeta në Austri
-
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” Artisti shkodran përfaqëson Shqipëria në Eurovision Song Contest, ndërsa publiku nga Kosova mund ta mbështesë përmes... -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri











