Lajme
Kush po fiton miliarda me vaksinat anti-Covid?
Ardhja e vaksinave premton rikthim në një jetë më normale dhe ka krijuar një treg global që vlen dhjetëra-miliarda dollarë në shitje vjetore për disa kompani farmaceutike.
Mes fituesve më të mëdhenj janë Moderna dhe Pfizer, dy kompani farmaceutike të ndryshme amerikane që marrin më shumë se 30 dollarë për person për mbrojtje me vaksinën e tyre me dy doza. Ndërsa Moderna është krijuar vetëm 11 vjet më parë, ajo nuk kishte shënuar asnjëherë fitime dhe kishte para pandemisë vetëm 830 të punësuar, Pfizer, i ka rrënjët që në 1849 dhe pati një fitim neto prej 9.6 miliardë dollarësh vitin e kaluar, me afro 80 mijë pjesëtarë të stafit.
Por, prodhues të tjerë ilaçesh, si Britaniko-suedezja AstraZeneca dhe amerikanja Johnson&Johnson, kanë premtuar të ofrojnë vaksinat e tyre në bazë jo fitimprurëse, deri sa pandemia të përfundojë. Nëse tregu do të mbetet një gjenerues parash në të ardhmen, kjo varet nga fakti nëse vaksina do të jetë e llojit që do të nevojitet vetëm një herë, si ajo e fruthit, apo nëse do të kërkohet rregullisht, si p.sh. gripi. Por në të ardhmen e menjëhershme, do të ketë fitime të kënaqshme. Ndërkohë, britanikja “The Guardian” ka hartuar edhe një klasifikim të sajin, se cila nga këto kompani farmaceutike do të fitojë më shumë dhe se cilët aksionerë kanë bërë pasuri deri më tani.
E para renditet Pfizer dhe BioNTech ku qeveritë e botës kanë porositur rreth 780 milionë doza, me një çmim prej 39 dollarësh për dy doza në SHBA dhe 30 dollarësh në BE. Në 2021, ajo prej 15-30 miliardë dollarë nga shitjet. Pfizer dhe BioNTech i ndajnë fitimet në marzhine të barabarta, ndërkohë që themeluesit e BioNTech, bashkëshortët Ugur Sahin dhe Ozlem Tureci, të dy mjekë, u bënë multimiliarderë vitin e shkuar, kur potenciali i vaksinës dhe marrëveshja me Pfizer bënë që të rriteshin aksionet e kompanisë. Më pas Guardian rendit Moderna-n, Johnson & Johnson, AstraZeneca, Sinovac, institutin Gamaleya dhe fondin e investimeve në rusi, Novavax dhe CureVac.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve













