Kosova
Kurti ua prezanton “gjashtë kapitujt” ambasadorëve të vendeve të QUINT-it
Ai prezantoi elementet e gjashtë kapitujve të Kornizës së Përgjithshme të marrëveshjes së ardhshme me Serbinë, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it, si dhe u.d. të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Anna Carin Platon.
Këtë e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media, ku ka theksuar se Kurti ua kishte prezantuar të gjashtë kapitujt për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ushtruesen e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Anna Carin Platon dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it. Duke folur për takimin e datës 18 gusht në Bruksel, kryeministri Kurti theksoi se Republika e Kosovës ka treguar vullnet dhe gatishmëri për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë, drejt një marrëveshjeje që në qendër ka njohjen reciproke. Ai prezantoi elementet e gjashtë kapitujve të Kornizës së Përgjithshme të marrëveshjes së ardhshme me Serbinë, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër”, thuhet në komunikatë, përcjell Albinfo.ch.
Për gjashtë kapitujt ka folur edhe kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media. Këta kapituj përmbajnë mes tjerash njohjen reciproke, njohjen e statusit të Kosovës, respektimin e të drejtave të pakicave dhe lejimin e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se në takim me ambasadorit e vendeve të QUINT-it u bisedua edhe për marrëveshjen për targat, për zhvillimet politike në vend si dhe situatën politike në rajon./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













