Kosova
Kurti takon kryetarët e komunave të Kosovës
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka njoftuar se kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministritë e linjës dhe kryetarët e komunave do të takohen të hënën.
“Takimi do të mbahet ditën e hënë, më 02.10.2023, duke filluar nga ora 10:00 tek ndërtesa e Qeverisë, Salla P-38”, thuhet në njoftim.
Ky është takimi i parë që pas zhvillimeve në veri të Kosovës, ku më 24 shtator u bë sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës dhe mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, përcjell albinfo.ch.
Takimi i Kurtit me kryetarët e komunave nisi me një minutë heshtje në nderim të Bunjakut.
Përveç Lulzim Hetemit që vazhdon të jetë i bllokuar në komunën e Leposaviqit, të gjithë ishin pjesëmarrës.
Kreu i Qeverisë së Kosovës ka premtuar më shumë investime për komunat.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










