Kosova
Kurti takoi Trumpin për herë të parë: SHBA-ja: Aleat dhe partner i pazëvendësueshëm i Kosovës
Takimi u zhvillua në Nju Jork gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar për herë të parë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë qëndrimit në Nju Jork për Javën e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përcjell albinfo.ch.
Pas takimit, Kurti ka deklaruar se e ka falënderuar Trumpin për forcimin e investimeve në mbrojtje brenda NATO-s, duke theksuar se Kosova synon anëtarësimin në Aleancën Veri-Atlantike.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Gjatë vizitës në SHBA, kryeministri kosovar zhvilloi edhe një sërë takimesh me zyrtarë amerikanë, përfaqësues të Kongresit, investitorë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan. Në këto takime është diskutuar për sigurinë, mbrojtjen, investimet, sundimin e ligjit dhe synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













